Sahihu i Buhariut — Hadithi 185

Abdesi · Transmetuesi: Abdullah ibn Zejd Maziniu

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Amër ibn Jahja Maziniu se babai i tij Jahja Maziniu tregon se një burrë e pyeti Abdullah ibn Zejdin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili është gjyshi i Amër ibn Jahjait: “A mund të më tregosh si merrte abdes i Dërguari i Allahut ﷺ?” Abdullah ibn Zejdi i tha: “Po, e më pas kërkoi një enë me ujë, derdhi ujë mbi duar dhe i lau ato dy herë, e shpëlau gojën dhe hundën tri herë, pastaj lau fytyrën tri herë, i lau duart deri në bërryla nga dy herë dhe i dha mes'h kokës me dy duar, duke filluar nga pjesa e përparme e kokës deri te qafa dhe sërish i ktheu aty nga filloi. Në fund, i lau edhe këmbët.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ قَالَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ عَمْرِو بْنِ يَحْيَى الْمَازِنِيِّ، عَنْ أَبِيهِ، أَنَّ رَجُلاً قَالَ لِعَبْدِ اللَّهِ بْنِ زَيْدٍ - وَهُوَ جَدُّ عَمْرِو بْنِ يَحْيَى -: أَتَسْتَطِيعُ أَنْ تُرِيَنِي، كَيْفَ كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَتَوَضَّأُ؟ فَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ زَيْدٍ: نَعَمْ. فَدَعَا بِمَاءٍ، فَأَفْرَغَ عَلَى يَدَيْهِ فَغَسَلَ يَدَهُ مَرَّتَيْنِ، ثُمَّ مَضْمَضَ وَاسْتَنْثَرَ ثَلاَثًا، ثُمَّ غَسَلَ وَجْهَهُ ثَلاَثًا، ثُمَّ غَسَلَ يَدَيْهِ مَرَّتَيْنِ مَرَّتَيْنِ إِلَى الْمِرْفَقَيْنِ، ثُمَّ مَسَحَ رَأْسَهُ بِيَدَيْهِ، فَأَقْبَلَ بِهِمَا وَأَدْبَرَ، بَدَأَ بِمُقَدَّمِ رَأْسِهِ، حَتَّى ذَهَبَ بِهِمَا إِلَى قَفَاهُ، ثُمَّ رَدَّهُمَا إِلَى الْمَكَانِ الَّذِي بَدَأَ مِنْهُ، ثُمَّ غَسَلَ رِجْلَيْهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/185