Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Sulejman ibn Jesari se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Fadli u ul mbrapa (në kafshë udhëtimi) së bashku me Pejgamberin ﷺ, kur një grua nga fisi hatham kaloi pranë, e në atë rast filluan të shikonin njëri-tjetrin.” Pejgamberi ﷺ mundohej t'ia kthente kokën Fadlit në anën tjetër, kur gruaja pyeti: - Obligimi i haxhit prej Allahut babanë tim e ka gjetur të shtyrë në moshë, saqë nuk mund të qëndrojë as mbi shalë (të devesë). A mund ta kryej unë haxhin për të? - “Po”, - i tha Pejgamberi ﷺ. Kjo ka ndodhur në Haxhin Lamtumirës.
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ، عَنْ مَالِكٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ سُلَيْمَانَ بْنِ يَسَارٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: كَانَ الْفَضْلُ رَدِيفَ النَّبِيِّ ﷺ فَجَاءَتِ امْرَأَةٌ مِنْ خَثْعَمٍ، فَجَعَلَ الْفَضْلُ يَنْظُرُ إِلَيْهَا، وَتَنْظُرُ إِلَيْهِ فَجَعَلَ النَّبِيُّ ﷺ يَصْرِفُ وَجْهَ الْفَضْلِ إِلَى الشِّقِّ الآخَرِ، فَقَالَتْ: نَّ فَرِيضَةَ اللَّهِ أَدْرَكَتْ أَبِي شَيْخًا كَبِيرًا، لاَ يَثْبُتُ عَلَى الرَّاحِلَةِ، أَفَأَحُجُّ عَنْهُ؟ قَالَ: "نَعَمْ". وَذَلِكَ فِي حَجَّةِ الْوَدَاعِ.