Sahihu i Buhariut — Hadithi 1861

Shpagimi për gjahun gjatë ihramit · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Habib ibn Ebu Amra, e këtij i ka treguar Aishe bint Talhai se Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se e ka pyetur Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, përse të mos marrim pjesë edhe ne nëpër beteja e të luftojmë së bashku me ju?” Ai iu përgjigj: “Xhihadi më i mirë dhe më i bukur për ju është haxhi, haxhi i pranuar.” Aishja tha: “Andaj, asnjëherë nuk e lë haxhin, që kur e kam dëgjuar këtë nga i Dërguari i Allahut ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَاحِدِ: حَدَّثَنَا حَبِيبُ بْنُ أَبِي عَمْرَةَ قَالَ: حَدَّثَتْنَا عَائِشَةُ بِنْتُ طَلْحَةَ، عَنْ عَائِشَةَ أُمِّ الْمُؤْمِنِينَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَلاَ نَغْزُوا وَنُجَاهِدُ مَعَكُمْ؟ فَقَالَ: ‏ ‏"‏لَكُنَّ أَحْسَنُ الْجِهَادِ وَأَجْمَلُهُ الْحَجُّ، حَجٌّ مَبْرُورٌ‏"‏‏‏.‏‏ فَقَالَتْ عَائِشَةُ: فَلاَ أَدَعُ الْحَجَّ بَعْدَ إِذْ سَمِعْتُ هَذَا مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1861