Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Jezid ibn Zureji, e këtij i ka rrëfyer Habib Mualimi, e ky nga Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur Pejgamberi ﷺ u kthye prej haxhit, i tha Umu Sinan Ensares: “Ç'të pengoi për ta kryer haxhin?” Ajo iu përgjigj: “Ebu filani, pra, burri i saj.” Kishte dy deve: me njërën bëri haxhin, ndërsa me tjetrën ujit tokën tonë. Pejgamberi ﷺ i tha: “Umra në Ramazan konsiderohet si haxhi (i kryer) me mua.” Ibn Xhurejxhi e transmeton nga Atai duke thënë: “E kam dëgjuar Ibn Abasin duke e treguar nga Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا عَبْدَانُ: أَخْبَرَنَا يَزِيدُ بْنُ زُرَيْعٍ: أَخْبَرَنَا حَبِيبٌ الْمُعَلِّمُ، عَنْ عَطَاءٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: لَمَّا رَجَعَ النَّبِيُّ ﷺ مِنْ حَجَّتِهِ قَالَ لأُمِّ سِنَانٍ الأَنْصَارِيَّةِ: "مَا مَنَعَكِ مِنَ الْحَجِّ؟" قَالَتْ: أَبُو فُلاَنٍ - تَعْنِي زَوْجَهَا - [كَانَ لَهُ نَاضِحَانِ]، حَجَّ عَلَى أَحَدِهِمَا، وَالآخَرُ يَسْقِي أَرْضًا لَنَا. قَالَ: "فَإِنَّ عُمْرَةً فِي رَمَضَانَ تَقْضِي حَجَّةً مَعِي". رَوَاهُ ابْنُ جُرَيْجٍ عَنْ عَطَاءٍ: سَمِعْتُ ابْنَ عَبَّاسٍ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.