Sahihu i Buhariut — Hadithi 1864

Shpagimi për gjahun gjatë ihramit · Transmetuesi: Ebu Seid Hudriu

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdulmelik ibn Umejri se Kazai, i çrobëruari i Zijadit, tregon se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), i cili kishte marrë pjesë me Pejgamberin ﷺ në dymbëdhjetë beteja, ka thënë: “Katër gjëra i kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ, - ose ka thënë: i tregonte nga Pejgamberi ﷺ, - të cilat më kanë pëlqyer dhe më kanë mahnitur: 1. “Femra të mos udhëtojë në largësi prej dy ditësh pa burrin ose pa mahremin e saj; 2. Të mos agjërohen dy ditë: dita e Bajramit të Fitrit dhe ajo e Kurbanit; 3. Nuk ka namaz (vullnetar) pas dy namazeve: pas namazit të ikindisë, derisa të perëndojë dielli dhe pas namazit të sabahut, derisa të lindë dielli; 4. Si dhe të mos merret udhëtim (me qëllim madhërimin e një vendi) , përveç në tri xhamitë: Xhaminë e Qabesë, xhaminë time dhe Xhaminë Aksa.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ عَبْدِ الْمَلِكِ بْنِ عُمَيْرٍ، عَنْ قَزَعَةَ، مَوْلَى زِيَادٍ قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا سَعِيدٍ - وَقَدْ غَزَا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ ثِنْتَىْ عَشْرَةَ - غَزْوَةً - قَالَ: أَرْبَعٌ سَمِعْتُهُنَّ مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ أَوْ قَالَ: يُحَدِّثُهُنَّ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ - فَأَعْجَبْنَنِي وَآنَقْنَنِي: ١. "أَنْ لاَ تُسَافِرَ امْرَأَةٌ مَسِيرَةَ يَوْمَيْنِ لَيْسَ مَعَهَا زَوْجُهَا أَوْ ذُو مَحْرَمٍ، ٢. وَلاَ صَوْمَ يَوْمَيْنِ: الْفِطْرِ وَالأَضْحَى، ٣. وَلاَ صَلاَةَ بَعْدَ صَلاَتَيْنِ بَعْدَ الْعَصْرِ حَتَّى تَغْرُبَ الشَّمْسُ، وَبَعْدَ الصُّبْحِ حَتَّى تَطْلُعَ الشَّمْسُ، ٤. وَلاَ تُشَدُّ الرِّحَالُ إِلاَّ إِلَى ثَلاَثَةِ مَسَاجِدَ: مَسْجِدِ الْحَرَامِ، وَمَسْجِدِي، وَمَسْجِدِ الأَقْصَى".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1864