Sahihu i Buhariut — Hadithi 1865

Shpagimi për gjahun gjatë ihramit · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Fezariu, e ky nga Humejd Tavili, e këtij i ka treguar Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ pa një të moshuar, të cilin dy djemtë e tij e mbanin për krahësh, e në atë rast tha: “Ç'është puna e tij?” Ata thanë: “Është zotuar se do të ecë (deri në Qabe).” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu nuk ka nevojë për torturën që ky ia bën vetes.” Kështu, e urdhëroi të hipë në kafshë.

Arabisht

حَدَّثَنَا ابْنُ سَلاَمٍ: أَخْبَرَنَا الْفَزَارِيُّ، عَنْ حُمَيْدٍ الطَّوِيلِ قَالَ: حَدَّثَنِي ثَابِتٌ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ رَأَى شَيْخًا يُهَادَى بَيْنَ ابْنَيْهِ قَالَ: "مَا بَالُ هَذَا؟" قَالُوا: نَذَرَ أَنْ يَمْشِيَ. قَالَ: "إِنَّ اللَّهَ عَنْ تَعْذِيبِ هَذَا نَفْسَهُ لَغَنِيٌّ". وَأَمَرَهُ أَنْ يَرْكَبَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1865