Sahihu i Buhariut — Hadithi 1869

Vlera e Medinës · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Seid Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pjesa e Medinës, që ndodhet ndërmjet dy pllajeve, është bërë e shenjtë me gjuhën time.” Kështu, Pejgamberi ﷺ shkoi te fisi benu harithe dhe tha: “O benu harithë, më duket se paskeni dalë prej (kufijve të) Haremit.” Pastaj shikoi përreth dhe tha: “Qenkeni brenda.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنِي أَخِي، عَنْ سُلَيْمَانَ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ، عَنْ سَعِيدٍ الْمَقْبُرِيِّ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "حُرِّمَ مَا بَيْنَ لاَبَتَىِ الْمَدِينَةِ عَلَى لِسَانِي". قَالَ: وَأَتَى النَّبِيُّ ﷺ بَنِي حَارِثَةَ فَقَالَ: "أَرَاكُمْ يَا بَنِي حَارِثَةَ قَدْ خَرَجْتُمْ مِنَ الْحَرَمِ". ثُمَّ الْتَفَتَ، فَقَالَ: "بَلْ أَنْتُمْ فِيهِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1869