Sahihu i Buhariut — Hadithi 1875

Vlera e Medinës · Transmetuesi: Sufjan ibn Ebu Zuhejri

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij, e ky nga Abdullah ibn Zubejri se Sufjan ibn Ebu Zuhejri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Do të çlirohet Jemeni, sakaq një popull (nga Medina) do t'i shpejtojnë kafshët (për të dalë nga ajo) . Do t'i marrin familjet e veta dhe ata që u nënshtrohen, ndërkohë Medina është më e mirë për ta, sikur ta dinin. Do të çlirohet Shami, sakaq një popull (nga Medina) do t'i shpejtojnë kafshët (për të dalë nga ajo) . Do t'i marrin familjet e veta dhe ata që u nënshtrohen, ndërkohë Medina është më e mirë për ta, sikur ta dinin. Do të çlirohet Iraku, sakaq një popull (nga Medina) do t'i shpejtojnë kafshët (për të dalë nga ajo) , do t'i marrin familjet e tyre dhe ata që u nënshtrohen, ndërkohë Medina është më e mirë për ta, sikur ta dinin.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ هِشَامِ بْنِ عُرْوَةَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ الزُّبَيْرِ، عَنْ سُفْيَانَ بْنِ أَبِي زُهَيْرٍ - رضى الله عنه - أَنَّهُ قَالَ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ:‏ "‏‏ تُفْتَحُ الْيَمَنُ فَيَأْتِي قَوْمٌ يُبِسُّونَ، فَيَتَحَمَّلُونَ بِأَهْلِيهِمْ وَمَنْ أَطَاعَهُمْ، وَالْمَدِينَةُ خَيْرٌ لَهُمْ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ، وَتُفْتَحُ الشَّامُ، فَيَأْتِي قَوْمٌ يُبِسُّونَ فَيَتَحَمَّلُونَ بِأَهْلِيهِمْ وَمَنْ أَطَاعَهُمْ، وَالْمَدِينَةُ خَيْرٌ لَهُمْ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ، وَتُفْتَحُ الْعِرَاقُ، فَيَأْتِي قَوْمٌ يُبِسُّونَ فَيَتَحَمَّلُونَ بِأَهْلِيهِمْ وَمَنْ أَطَاعَهُمْ‏.‏ وَالْمَدِينَةُ خَيْرٌ لَهُمْ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1875