Sahihu i Buhariut — Hadithi 1878

Vlera e Medinës · Transmetuesi: Usame ibn Zejdi

Shqip

Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve se Usame (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ hipi në një kullë të Medinës dhe tha: “A po e shihni, vallë, atë që po e shoh unë? Po i shoh vendet e sprovave, ndërmjet shtëpive tuaja, sikurse vendet e pikave të shiut.” Transmetimin e Sufjanit nga Zuhriu e kanë fuqizuar Mameri dhe Sulejman ibn Kethiri.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيٌّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا ابْنُ شِهَابٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ قَالَ: سَمِعْتُ أُسَامَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: أَشْرَفَ النَّبِيُّ ﷺ عَلَى أُطُمٍ مِنْ آطَامِ الْمَدِينَةِ فَقَالَ: "هَلْ تَرَوْنَ مَا أَرَى؟ إِنِّي لأَرَى مَوَاقِعَ الْفِتَنِ خِلاَلَ بُيُوتِكُمْ كَمَوَاقِعِ الْقَطْرِ". تَابَعَهُ مَعْمَرٌ وَسُلَيْمَانُ بْنُ كَثِيرٍ عَنِ الزُّهْرِيِّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1878