Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga babai i tij, e pastaj nga gjyshi i tij se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në Medinë nuk do të hyjë tmerri i mesihut Dexhall. Atëkohë ajo do t'i ketë shtatë porta. Në secilën portë do të jenë nga dy melekë (që e mbrojnë) .”
حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنِي إِبْرَاهِيمُ بْنُ سَعْدٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ جَدِّهِ، عَنْ أَبِي بَكْرَةَ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "لاَ يَدْخُلُ الْمَدِينَةَ رُعْبُ الْمَسِيحِ الدَّجَّالِ، لَهَا يَوْمَئِذٍ سَبْعَةُ أَبْوَابٍ، عَلَى كُلِّ باب مَلَكَانِ".