Sahihu i Buhariut — Hadithi 1883

Vlera e Medinës · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Amër ibn Abasi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahmani, e këtij i ka treguar Sufjani, e ky nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një beduin erdhi te Pejgamberi ﷺ e i dha besën për Islam (dhe qëndrim në Medinë).” Të nesërmen erdhi i sëmurë me ethe dhe tha: “Më lejo të tërhiqem (nga Medina)”, por ai e refuzoi tri herë radhazi dhe tha: “Medina është sikurse gjyryku . Ajo e largon të keqen dhe e shfaq të mirën e saj.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ عَبَّاسٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّحْمَنِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ الْمُنْكَدِرِ، عَنْ جَابِرٍ - رضى الله عنه - قَالَ: جَاءَ أَعْرَابِيٌّ النَّبِيَّ ﷺ فَبَايَعَهُ عَلَى الإِسْلاَمِ، فَجَاءَ مِنَ الْغَدِ مَحْمُومًا، فَقَالَ: أَقِلْنِي، فَأَبَى ثَلاَثَ مِرَارٍ، فَقَالَ: "الْمَدِينَةُ كَالْكِيرِ، تَنْفِي خَبَثَهَا، وَيَنْصَعُ طَيِّبُهَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1883