Sahihu i Buhariut — Hadithi 1884

Vlera e Medinës · Transmetuesi: Zejd ibn Thabiti

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Adij ibn Thabiti, e ky nga Abdullah ibn Jezidi se Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ u nis për në Betejën e Uhudit, një pjesë e njerëzve, që kishin dalë me të, u kthyen . Atëherë një grup thanë: “T'i vrasim!”, kurse të tjerët thanë: “Nuk bën t'i vrasim.” Sakaq, zbriti ajeti: “ Përse jeni ndarë në dy grupe për çështjen e hipokritëve... ” (Nisa, 88) Pastaj Pejgamberi ﷺ tha: “Ajo (Medina) i pastron njerëzit sikurse zjarri që e pastron të keqen e hekurit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ عَدِيِّ بْنِ ثَابِتٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ يَزِيدَ قَالَ: سَمِعْتُ زَيْدَ بْنَ ثَابِتٍ - رضى الله عنه - يَقُولُ: لَمَّا خَرَجَ النَّبِيُّ ﷺ إِلَى أُحُدٍ رَجَعَ نَاسٌ مِنْ أَصْحَابِهِ فَقَالَتْ فِرْقَةٌ: نَقْتُلُهُمْ. وَقَالَتْ فِرْقَةٌ: لاَ نَقْتُلُهُمْ. فَنَزَلَتْ: ﴿فَمَا لَكُمْ فِي الْمُنَافِقِينِ فِئَتَيْنِ...﴾ [النساء: ٨٨] وَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "إِنَّهَا تَنْفِي الرِّجَالَ كَمَا تَنْفِي النَّارُ خَبَثَ الْحَدِيدِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1884