Sahihu i Buhariut — Hadithi 1889

Vlera e Medinës · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi në Medinë, Ebu Bekri dhe Bilali u sëmurën. Kur Ebu Bekrin e kapte zjarrmi a, thoshte: "Çdo njeri gdhihet në familjen e vet, E më afër lidhëses së këpucës ka vdekjen që e pret.” Ndërkaq, kur Bilalit i kalonte pakëz zjarrmia, e ngrinte zërin duke thënë: "Sikur të mund të kaloja një natë të vetme në një luginë, I rrethuar me idhhir e xhelil! A do të vijë dita kur do të mund të pi ujë në mixhene, Dhe a do të shohë më kodrinat Shameh e Tafil?” Dhe vazhdonte: “O Allah, mallkoje Shejbe ibn Rabian, Utbe ibn Rabian dhe Umeje ibn Halefin siç na kanë nxjerrë prej tokës sonë në tokën e epidemisë (Medinë)!” Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “O Allah, na e bëj të dashur Medinën ashtu siç e donim Mekën, ose edhe më shumë! O Allah, na begato në sain e mudin tonë dhe bëje Medinën të shëndetshme për ne, ndërsa zjarrminë e saj dërgoji në Xhuhfe!” Aishja thotë: “Kur erdhëm në Medinë, ajo ishte vendi më epidemik në tokën e Allahut e në luginën But'han rridhte ujë i ndotur.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُبَيْدُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: لَمَّا قَدِمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الْمَدِينَةَ وُعِكَ أَبُو بَكْرٍ وَبِلاَلٌ، فَكَانَ أَبُو بَكْرٍ إِذَا أَخَذَتْهُ الْحُمَّى يَقُولُ: كُلُّ امْرِئٍ مُصَبَّحٌ فِي أَهْلِهِ، وَالْمَوْتُ أَدْنَى مِنْ شِرَاكِ نَعْلِهِ. وَكَانَ بِلاَلٌ إِذَا أُقْلِعَ عَنْهُ الْحُمَّى يَرْفَعُ عَقِيرَتَهُ يَقُولُ: أَلاَ لَيْتَ شِعْرِي هَلْ أَبِيتَنَّ لَيْلَةً، بِوَادٍ وَحَوْلِي إِذْخِرٌ وَجَلِيلُ. وَهَلْ أَرِدَنْ يَوْمًا مِيَاهَ مَجَنَّةٍ، وَهَلْ يَبْدُوَنْ لِي شَامَةٌ وَطَفِيلُ. قَالَ: اللَّهُمَّ الْعَنْ شَيْبَةَ بْنَ رَبِيعَةَ، وَعُتْبَةَ بْنَ رَبِيعَةَ، وَأُمَيَّةَ بْنَ خَلَفٍ، كَمَا أَخْرَجُونَا مِنْ أَرْضِنَا إِلَى أَرْضِ الْوَبَاءِ. ثُمَّ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "اللَّهُمَّ حَبِّبْ إِلَيْنَا الْمَدِينَةَ كَحُبِّنَا مَكَّةَ أَوْ أَشَدَّ، اللَّهُمَّ بَارِكْ لَنَا فِي صَاعِنَا، وَفِي مُدِّنَا، وَصَحِّحْهَا لَنَا وَانْقُلْ حُمَّاهَا إِلَى الْجُحْفَةِ". قَالَتْ: وَقَدِمْنَا الْمَدِينَةَ، وَهِيَ أَوْبَأُ أَرْضِ اللَّهِ. قَالَتْ: فَكَانَ بُطْحَانُ يَجْرِي نَجْلاً. تَعْنِي مَاءً آجِنًا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1889