Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Halid ibn Jezidi, e ky nga Seid ibn Ebu Hilali, e ky nga Zejd ibn Eslemi se babai i tij Eslemi tregon se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) thoshte: “O Allah! Ma mundëso shehidllëkun në rrugën Tënde dhe ma mundëso të vdes në qytetin e të Dërguarit Tënd ﷺ!” Ibn Zureji transmeton nga Revh ibn Kasimi, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga nëna e tij, e kjo nga Hafsa bint Omeri se ka thënë: “E kam dëgjuar Omerin duke thënë; ngjashëm. Hishami transmeton nga Zejdi, e ky nga babai i tij, e ky nga Hafsa se e ka dëgjuar Omerin.”
حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ خَالِدِ بْنِ يَزِيدَ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ أَبِي هِلاَلٍ، عَنْ زَيْدِ بْنِ أَسْلَمَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عُمَرَ - رضى الله عنه - قَالَ: اللَّهُمَّ ارْزُقْنِي شَهَادَةً فِي سَبِيلِكَ، وَاجْعَلْ مَوْتِي فِي بَلَدِ رَسُولِكَ ﷺ. وَقَالَ ابْنُ زُرَيْعٍ عَنْ رَوْحِ بْنِ الْقَاسِمِ، عَنْ زَيْدِ بْنِ أَسْلَمَ، عَنْ أُمِّهِ، عَنْ حَفْصَةَ بِنْتِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَتْ: سَمِعْتُ عُمَرَ، نَحْوَهُ. وَقَالَ هِشَامٌ عَنْ زَيْدٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ حَفْصَةَ: سَمِعْتُ عُمَرَ، رضى الله عنه.