Sahihu i Buhariut — Hadithi 1892

Agjërimi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ e ka agjëruar Ashuren (ditën e dhjetë të muharremit) dhe ka urdhëruar të agjërohet. Ndërkaq, kur u obligua Ramazani, agjërimi i Ashures u la. Nafiu tregon se Abdullahu nuk e agjëronte atë, përveç nëse përputhej me agjërimin e tij vullnetar.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَ: صَامَ النَّبِيُّ ﷺ عَاشُورَاءَ، وَأَمَرَ بِصِيَامِهِ‏.‏ فَلَمَّا فُرِضَ رَمَضَانُ تُرِكَ‏.‏ وَكَانَ عَبْدُ اللَّهِ لاَ يَصُومُهُ، إِلاَّ أَنْ يُوَافِقَ صَوْمَهُ‏.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1892