Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Xhamiu, e ky nga Ebu Vaili se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omeri pyeti: - Kush e mban në mend hadithin e Pejgamberit ﷺ rreth fitneve (trazirave)? Hudhejfe tha: “Unë e kam dëgjuar duke thënë: “Fitnet e njeriut në familjen, pasurinë dhe fqinjët e tij shlyhen nga namazi, agjërimi dhe sadakaja e tij.” - Nuk është kjo që po kërkoj. E kam fjalën për fitnen, e cila do të trazohet siç trazohet deti, - tha Omeri. - Para saj është një derë e mbyllur, - i thashë. - A do të thyhet kjo derë, vallë, apo do të hapet? - pyeti Omeri. - Do të thyhet. - Pra, është afër mendjes se nuk do të mbyllet më deri në Ditën e Kiametit, - tha Omeri. Mesrukut i thanë: “Pyete (Hudhejfën) a e dinte Omeri kush është ajo derë?” Hudhejfe iu përgjigj: “Po, ashtu siç e dinte se të sotmen e pason e nesërmja.”
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا جَامِعٌ، عَنْ أَبِي وَائِلٍ، عَنْ حُذَيْفَةَ قَالَ: قَالَ عُمَرُ - رضى الله عنه -: مَنْ يَحْفَظُ حَدِيثًا عَنِ النَّبِيِّ ﷺ فِي الْفِتْنَةِ؟ قَالَ حُذَيْفَةُ أَنَا سَمِعْتُهُ يَقُولُ: "فِتْنَةُ الرَّجُلِ فِي أَهْلِهِ وَمَالِهِ وَجَارِهِ تُكَفِّرُهَا الصَّلاَةُ وَالصِّيَامُ وَالصَّدَقَةُ". قَالَ: لَيْسَ أَسْأَلُ عَنْ ذِهِ، إِنَّمَا أَسْأَلُ عَنِ الَّتِي تَمُوجُ كَمَا يَمُوجُ الْبَحْرُ. قَالَ حُذَيْفَةُ: وَإِنَّ دُونَ ذَلِكَ بَابًا مُغْلَقًا. قَالَ: فَيُفْتَحُ أَوْ يُكْسَرُ؟ قَالَ: يُكْسَرُ. قَالَ: ذَاكَ أَجْدَرُ أَنْ لاَ يُغْلَقَ إِلَى يَوْمِ الْقِيَامَةِ. فَقُلْنَا لِمَسْرُوقٍ: سَلْهُ أَكَانَ عُمَرُ يَعْلَمُ مَنِ الْبَابُ؟ فَسَأَلَهُ فَقَالَ: نَعَمْ. كَمَا يَعْلَمُ أَنَّ دُونَ غَدٍ اللَّيْلَةَ.