Sahihu i Buhariut — Hadithi 1910

Agjërimi · Transmetuesi: Umu Seleme

Shqip

Ebu Asimi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Xhurejxhi, e ky nga Jahja ibn Abdullah ibn Sajfiu, e ky nga Ikrime ibn Abdurrahmani se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ u betua se nuk do t'u afrohej grave të veta një muaj. Kur kaluan njëzet e nëntë ditë, shkoi (tek ato) në mëngjes, - ose ka thënë: në mbrëmje. - I thanë: “Ti je betuar se nuk do të shkosh (tek ato) për një muaj.” Ai tha: “Muaji është njëzet e nëntë ditë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو عَاصِمٍ، عَنِ ابْنِ جُرَيْجٍ، عَنْ يَحْيَى بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ صَيْفِيٍّ، عَنْ عِكْرِمَةَ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ أُمِّ سَلَمَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ آلَى مِنْ نِسَائِهِ شَهْرًا، فَلَمَّا مَضَى تِسْعَةٌ وَعِشْرُونَ يَوْمًا غَدَا أَوْ رَاحَ فَقِيلَ لَهُ: إِنَّكَ حَلَفْتَ أَنْ لاَ تَدْخُلَ شَهْرًا. فَقَالَ: "إِنَّ الشَّهْرَ يَكُونُ تِسْعَةً وَعِشْرِينَ يَوْمًا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1910