Sahihu i Buhariut — Hadithi 1915

Agjërimi · Transmetuesi: Bera ibn Azibi

Shqip

Ubejdullah ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur ndonjëri prej shokëve të Muhamedit ﷺ ishte agjërueshëm, ndërkohë vinte iftari e këtë e merrte gjumi para se të bënte iftar, nuk i lejohej të hante atë natë e as ditën në vijim deri në iftarin tjetër.” Kështu, Kajs ibn Sirmete Ensariu ishte agjërueshëm dhe, kur u bë iftari, shkoi te gruaja e tij dhe e pyeti: - A ka ushqim? - Jo, por po dal të kërkoj, - tha ajo. Atë ditë ai kishte punuar, kështu që e kishte marrë gjumi (duke pritur). Kur vajti gruaja e tij dhe e pa duke fjetur, tha: “Sa keq për ty!” Të nesërmen, në mesditë, i ra të fikët. I treguan Pejgamberit ﷺ, e në atë rast zbriti ky ajet: “Natën e agjërimit ju është lejuar afrimi te gratë tuaja...” Ata u gëzuan shumë dhe zbriti edhe ajeti: “... dhe hani e pini derisa të dallohet peri i bardhë nga peri i zi...” (Bekare, 187)

Arabisht

حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ مُوسَى، عَنْ إِسْرَائِيلَ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنِ الْبَرَاءِ - رضى الله عنه - قَالَ: كَانَ أَصْحَابُ مُحَمَّدٍ ﷺ إِذَا كَانَ الرَّجُلُ صَائِمًا، فَحَضَرَ الإِفْطَارُ، فَنَامَ قَبْلَ أَنْ يُفْطِرَ لَمْ يَأْكُلْ لَيْلَتَهُ وَلاَ يَوْمَهُ، حَتَّى يُمْسِيَ. وَإِنَّ قَيْسَ بْنَ صِرْمَةَ الأَنْصَارِيَّ كَانَ صَائِمًا، فَلَمَّا حَضَرَ الإِفْطَارُ أَتَى امْرَأَتَهُ، فَقَالَ لَهَا: أَعِنْدَكِ طَعَامٌ؟ قَالَتْ: لاَ وَلَكِنْ أَنْطَلِقُ، فَأَطْلُبُ لَكَ. وَكَانَ يَوْمَهُ يَعْمَلُ، فَغَلَبَتْهُ عَيْنَاهُ، فَجَاءَتْهُ امْرَأَتُهُ، فَلَمَّا رَأَتْهُ قَالَتْ: خَيْبَةً لَكَ. فَلَمَّا انْتَصَفَ النَّهَارُ غُشِيَ عَلَيْهِ، فَذُكِرَ ذَلِكَ لِلنَّبِيِّ ﷺ فَنَزَلَتْ هَذِهِ الآيَةُ: ﴿ أُحِلَّ لَكُمْ لَيْلَةَ الصِّيَامِ الرَّفَثُ إِلَى نِسَائِكُمْ...﴾ فَفَرِحُوا بِهَا فَرَحًا شَدِيدًا، وَنَزَلَتْ: ﴿... وَكُلُوا وَاشْرَبُوا حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَكُمُ الْخَيْطُ الأَبْيَضُ مِنَ الْخَيْطِ الأَسْوَدِ...﴾ [البقرة: ١٨٧]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1915