{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1925",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1925",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1925",
  "text": "1925 - 1926 - Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Sumeji, i çrobëruari i Ebu Bekër ibn Abdurrahman ibn Harith ibn Hisham ibn Mugires, e ky e ka dëgjuar Ebu Bekër ibn Abdurrahmanin të ketë thënë: Kam qenë me babanë tim kur kemi hyrë tek Aishja dhe Umu Seleme. [t]: Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Bekër ibn Abdurrahman ibn Harith ibn Hishami se babai i tij Abdurrahman ibn Harithi i ka treguar Mervanit se Aishja dhe Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me to!) i rrëfyen se ndodhte që të Dërguarin e Allahut ﷺ ta zinte sabahu duke qenë xhunub për shkak të marrëdhënieve me gratë e tij, pastaj lahej dhe agjëronte. Mervani i tha Abdurrahman ibn Harithit: “Të përbej në Allahun që këtë t'ia tregosh Ebu Hurejrës. Atëkohë Mervani ishte emir i Medinës.” Ebu Bekër ibn Abdurrahmani thotë: “Abdurrahmanit nuk i pëlqente kjo. Dikur, me caktimin e Allahut, u takuam në Dhul Hulejfe, ku Ebu Hurejra kishte një tokë.” Abdurrahmani i tha Ebu Hurejrës: “Do të të them një gjë, por, sikur të mos ishte betimi i Mervanit, nuk do të ta përmendja, - dhe ia citoi fjalën e Aishes e të Umu Selemes.” Ebu Hurejra tha: “Kështu më ka treguar Fadël ibn Abasi, por ato e dinë më mirë.” Hemami dhe Ibn Abdullah ibn Omeri transmetojnë nga Ebu Hurejra se ka thënë: “Pejgamberi ﷺ urdhëronte që të mos agjëronte (ai që e zinte sabahu duke qenë xhunub).” Imam Buhariu thotë: “Hadithi i parë është më i fortë.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Agjërimi",
    "position": 30,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/30/agjerimi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1925",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Aishe bint Ebu Bekri - Umu Seleme"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ، عَنْ مَالِكٍ، عَنْ سُمَىٍّ، مَوْلَى أَبِي بَكْرِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ الْحَارِثِ بْنِ هِشَامِ بْنِ الْمُغِيرَةِ أَنَّهُ سَمِعَ أَبَا بَكْرِ بْنَ عَبْدِ الرَّحْمَنِ قَالَ: كُنْتُ أَنَا وَأَبِي، حِينَ دَخَلْنَا عَلَى عَائِشَةَ وَأُمِّ سَلَمَةَ؛ [ح:] وَحَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبُو بَكْرِ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ الْحَارِثِ بْنِ هِشَامٍ: أَنَّ أَبَاهُ عَبْدَ الرَّحْمَنِ أَخْبَرَ مَرْوَانَ: أَنَّ عَائِشَةَ، وَأُمَّ سَلَمَةَ أَخْبَرَتَاهُ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ كَانَ يُدْرِكُهُ الْفَجْرُ وَهُوَ جُنُبٌ مِنْ أَهْلِهِ، ثُمَّ يَغْتَسِلُ وَيَصُومُ. وَقَالَ مَرْوَانُ لِعَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ الْحَارِثِ: أُقْسِمُ بِاللَّهِ لَتُقَرِّعَنَّ بِهَا أَبَا هُرَيْرَةَ. وَمَرْوَانُ يَوْمَئِذٍ عَلَى الْمَدِينَةِ. فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ: فَكَرِهَ ذَلِكَ عَبْدُ الرَّحْمَنِ، ثُمَّ قُدِّرَ لَنَا أَنْ نَجْتَمِعَ بِذِي الْحُلَيْفَةِ، وَكَانَتْ لأَبِي هُرَيْرَةَ هُنَالِكَ أَرْضٌ، فَقَالَ عَبْدُ الرَّحْمَنِ لأَبِي هُرَيْرَةَ: إِنِّي ذَاكِرٌ لَكَ أَمْرًا، وَلَوْلاَ مَرْوَانُ أَقْسَمَ عَلَىَّ فِيهِ لَمْ أَذْكُرْهُ لَكَ. فَذَكَرَ قَوْلَ عَائِشَةَ وَأُمِّ سَلَمَةَ. فَقَالَ: كَذَلِكَ حَدَّثَنِي الْفَضْلُ بْنُ عَبَّاسٍ، وَهُنَّ أَعْلَمُ. وَقَالَ هَمَّامٌ وَابْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ يَأْمُرُ بِالْفِطْرِ. وَالأَوَّلُ أَسْنَدُ.",
    "albanian": "1925 - 1926 - Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Sumeji, i çrobëruari i Ebu Bekër ibn Abdurrahman ibn Harith ibn Hisham ibn Mugires, e ky e ka dëgjuar Ebu Bekër ibn Abdurrahmanin të ketë thënë: Kam qenë me babanë tim kur kemi hyrë tek Aishja dhe Umu Seleme. [t]: Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Bekër ibn Abdurrahman ibn Harith ibn Hishami se babai i tij Abdurrahman ibn Harithi i ka treguar Mervanit se Aishja dhe Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me to!) i rrëfyen se ndodhte që të Dërguarin e Allahut ﷺ ta zinte sabahu duke qenë xhunub për shkak të marrëdhënieve me gratë e tij, pastaj lahej dhe agjëronte. Mervani i tha Abdurrahman ibn Harithit: “Të përbej në Allahun që këtë t'ia tregosh Ebu Hurejrës. Atëkohë Mervani ishte emir i Medinës.” Ebu Bekër ibn Abdurrahmani thotë: “Abdurrahmanit nuk i pëlqente kjo. Dikur, me caktimin e Allahut, u takuam në Dhul Hulejfe, ku Ebu Hurejra kishte një tokë.” Abdurrahmani i tha Ebu Hurejrës: “Do të të them një gjë, por, sikur të mos ishte betimi i Mervanit, nuk do të ta përmendja, - dhe ia citoi fjalën e Aishes e të Umu Selemes.” Ebu Hurejra tha: “Kështu më ka treguar Fadël ibn Abasi, por ato e dinë më mirë.” Hemami dhe Ibn Abdullah ibn Omeri transmetojnë nga Ebu Hurejra se ka thënë: “Pejgamberi ﷺ urdhëronte që të mos agjëronte (ai që e zinte sabahu duke qenë xhunub).” Imam Buhariu thotë: “Hadithi i parë është më i fortë.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1925.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1925.json"
  }
}