Sahihu i Buhariut — Hadithi 1929

Agjërimi · Transmetuesi: Umu Seleme

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Hisham ibn Ebu Abdullahu, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ebu Seleme, e ky nga Zejnebe bint Umu Seleme se nëna e saj Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Teksa unë dhe i Dërguari i Allahut ﷺ ishim të mbuluar me një batanije, më erdhën menstruacionet, andaj u largova fshehurazi. I vesha rrobat e kohës së menstruacioneve, ndërsa Pejgamberi ﷺ më tha: “Çfarë ke, a të erdhën menstruacionet?” - Po, - i thashë. Dhe sërish hyra me të nën batanije. Zejnebja, e bija e Umu Selemes, tregon: “Umu Seleme dhe i Dërguari i Allahut ﷺ laheshin (së bashku) nga e njëjta enë dhe e puthte atë duke qenë agjërueshëm.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ هِشَامِ بْنِ أَبِي عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ أَبِي كَثِيرٍ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ زَيْنَبَ ابْنَةِ أُمِّ سَلَمَةَ، عَنْ أُمِّهَا - رضى الله عنهما - قَالَتْ: بَيْنَمَا أَنَا مَعَ، رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي الْخَمِيلَةِ إِذْ حِضْتُ فَانْسَلَلْتُ، فَأَخَذْتُ ثِيَابَ حِيضَتِي فَقَالَ: "مَا لَكِ، أَنُفِسْتِ؟" قُلْتُ: نَعَمْ. فَدَخَلْتُ مَعَهُ فِي الْخَمِيلَةِ. وَكَانَتْ هِيَ وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَغْتَسِلاَنِ مِنْ إِنَاءٍ وَاحِدٍ، وَكَانَ يُقَبِّلُهَا وَهُوَ صَائِمٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1929