Abdullah ibn Muniri na ka thënë se e ka dëgjuar Jezid ibn Harunin, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka rrëfyer Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga Muhamed ibn Xhafer ibn Zubejr ibn Avam ibn Huvejlidi, e këtij i ka treguar Abad ibn Abdullah ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një njeri erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe tha: - Jam djegur. - “Çfarë ke?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Kam bërë marrëdhënie intime me bashkëshorten në Ramazan, - iu përgjigj ai. Pejgamberit ﷺ i sollën një shportë me ushqim, e në atë rast tha: “Ku është i djeguri?” - Unë (jam), - tha ai. - “Jepe lëmoshë këtë.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُنِيرٍ: سَمِعَ يَزِيدَ بْنَ هَارُونَ: حَدَّثَنَا يَحْيَى - هُوَ ابْنُ سَعِيدٍ -: أَنَّ عَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ الْقَاسِمِ: أَخْبَرَهُ عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ جَعْفَرِ بْنِ الزُّبَيْرِ بْنِ الْعَوَّامِ بْنِ خُوَيْلِدٍ، عَنْ عَبَّادِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ الزُّبَيْرِ: أَخْبَرَهُ: أَنَّهُ، سَمِعَ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - تَقُولُ: إِنَّ رَجُلاً أَتَى النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ: إِنَّهُ احْتَرَقَ. قَالَ: "مَالَكَ؟" قَالَ: أَصَبْتُ أَهْلِي فِي رَمَضَانَ. فَأُتِيَ النَّبِيُّ ﷺ بِمِكْتَلٍ، يُدْعَى الْعَرَقَ فَقَالَ: "أَيْنَ الْمُحْتَرِقُ؟" قَالَ: أَنَا. قَالَ: "تَصَدَّقْ بِهَذَا".