Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ erdhi të më vizitonte, ndërsa unë isha i sëmurë pa vetëdije. Ai mori abdes dhe më spërkati me ujë të enës ku kishte marrë abdes. Kështu, mua m'u kthye vetëdija. - O i Dërguari i Allahut, kujt i takon trashëgimia, sepse nuk kam trashëgimtarë nga prindërit dhe fëmijët? - e pyeta. Atëherë zbriti ajeti i trashëgimisë.”
حَدَّثَنَا أَبُو الْوَلِيدِ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ الْمُنْكَدِرِ قَالَ: سَمِعْتُ جَابِرًا يَقُولُ: جَاءَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَعُودُنِي، وَأَنَا مَرِيضٌ لاَ أَعْقِلُ، فَتَوَضَّأَ وَصَبَّ عَلَىَّ مِنْ وَضُوئِهِ، فَعَقَلْتُ. فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! لِمَنِ الْمِيرَاثُ؟ إِنَّمَا يَرِثُنِي كَلاَلَةٌ. فَنَزَلَتْ آيَةُ الْفَرَائِضِ.