Sahihu i Buhariut — Hadithi 1945

Agjërimi · Transmetuesi: Ebu Derdai

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Hamzai, e ky nga Abdurrahman ibn Jezid ibn Xhabiri, e këtij i ka treguar Ismail ibn Ubejdullahu, e ky nga Umu Derdai se Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Me Pejgamberin ﷺ dolëm në udhëtim, në një ditë të nxehtë, saqë njeriu detyrohej ta vendoste dorën mbi kokë, nga të nxehtët e madh. Askush prej nesh nuk ishte agjërueshëm, përveç Pejgamberit ﷺ dhe Ibn Revahës.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ حَمْزَةَ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ يَزِيدَ بْنِ جَابِرٍ: أَنَّ إِسْمَاعِيلَ بْنَ عُبَيْدِ اللَّهِ: حَدَّثَهُ عَنْ أُمِّ الدَّرْدَاءِ ، عَنْ أَبِي الدَّرْدَاءِ - رضى الله عنه - قَالَ: خَرَجْنَا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فِي بَعْضِ أَسْفَارِهِ فِي يَوْمٍ حَارٍّ حَتَّى يَضَعَ الرَّجُلُ يَدَهُ عَلَى رَأْسِهِ مِنْ شِدَّةِ الْحَرِّ، وَمَا فِينَا صَائِمٌ إِلاَّ مَا كَانَ مِنَ النَّبِيِّ ﷺ وَابْنِ رَوَاحَةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1945