Sahihu i Buhariut — Hadithi 1948

Agjërimi · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Mensuri, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ u nis prej Medinës për në Mekë dhe agjëroi derisa arriti te vendi Usfan. Më pas kërkoi ujë, e ngriti enën me dorën e tij, në mënyrë që ta shihnin njerëzit dhe e prishi agjërimin, derisa arriti në Mekë. Kjo ishte në Ramazan. Ibn Abasi thoshte: “I Dërguari i Allahut ﷺ edhe agjëronte, edhe hante (në udhëtim), andaj, kush të dojë, le të agjërojë, e, kush të dojë, le të hajë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ مُجَاهِدٍ، عَنْ طَاوُسٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: خَرَجَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مِنَ الْمَدِينَةِ إِلَى مَكَّةَ، فَصَامَ حَتَّى بَلَغَ عُسْفَانَ، ثُمَّ دَعَا بِمَاءٍ فَرَفَعَهُ إِلَى يَدَيْهِ لِيُرِيَهُ النَّاسَ فَأَفْطَرَ، حَتَّى قَدِمَ مَكَّةَ، وَذَلِكَ فِي رَمَضَانَ. فَكَانَ ابْنُ عَبَّاسٍ يَقُولُ: قَدْ صَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَأَفْطَرَ، فَمَنْ شَاءَ صَامَ، وَمَنْ شَاءَ أَفْطَرَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1948