Abdullah ibn Muniri na ka treguar se e ka dëgjuar Abdullah ibn Bekrin, e këtij i ka treguar Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, kur erdhi koha e namazit, ata që i kishin shtëpitë afër shkuan (për të marrë abdes) nëpër shtëpitë e tyre, kurse disa të tjerë mbetën aty. Atëherë dikush i solli ujë të Dërguarit të Allahut ﷺ në një enë guri, e cila ishte aq e vogël, sa nuk mund ta shtrinte Pejgamberi ﷺ pëllëmbën e tij në të, porse prej saj morën abdes të gjithë ata që qenë në xhami.” Enesin e pyetën: - Sa persona keni qenë? - Mbi tetëdhjetë veta, - tha ai.
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُنِيرٍ، سَمِعَ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ بَكْرٍ قَالَ: حَدَّثَنَا حُمَيْدٌ، عَنْ أَنَسٍ قَالَ: حَضَرَتِ الصَّلاَةُ، فَقَامَ مَنْ كَانَ قَرِيبَ الدَّارِ إِلَى أَهْلِهِ، وَبَقِيَ قَوْمٌ، فَأُتِيَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِمِخْضَبٍ مِنْ حِجَارَةٍ فِيهِ مَاءٌ، فَصَغُرَ الْمِخْضَبُ أَنْ يَبْسُطَ فِيهِ كَفَّهُ، فَتَوَضَّأَ الْقَوْمُ كُلُّهُمْ. قُلْنَا: كَمْ كُنْتُمْ؟ قَالَ: ثَمَانِينَ وَزِيَادَةً.