{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1953",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1953",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1953",
  "text": "Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka treguar Muavi ibn Amri, e këtij i ka treguar Zaide, e ky nga Ameshi, e ky nga Muslim Batini, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, nëna ime ka vdekur, ndërkohë i ka mbetur muaji pa agjëruar, a ta kompensoj për të (duke agjëruar)?” - “Po, se borxhi ndaj Allahut është më meritor që të kompensohet”, - tha ai. Sulejmani ka thënë: “Hakemi dhe Seleme kanë thënë: “Teksa Muslimi po e tregonte këtë hadith, të gjithë ne ishim të ulur, - ka thënë: - “E kam dëgjuar Muxhahidin duke e përmendur këtë prej Ibn Abasit. Po ashtu, është përmendur se Ibn Halidi ka thënë: “Na ka treguar Ameshi, e ky nga Hakemi, Muslim Batini dhe Seleme ibn Kuhejli, e këta nga Seid ibn Xhubejri, Atai dhe Muxhahidi nga Ibn Abasi se ka thënë: “Një grua i tha Pejgamberit ﷺ: “Motra ime ka vdekur.” Po ashtu, Jahjai dhe Ebu Muavije kanë thënë: “Na ka treguar Ameshi, e ky nga Muslimi, e ky nga Seidi, e ky nga Ibn Abasi se ka thënë: “Një grua i tha Pejgamberit ﷺ: “Nëna ime ka vdekur.” Ubejdullahu transmeton nga Zejd ibn Ebu Unejse, e ky nga Hakemi, e ky nga Seid ibn Xhubejri, e ky nga Ibn Abasi se ka thënë: “Një grua i tha Pejgamberit ﷺ: “Nëna ime ka vdekur, ndërkohë i ka mbetur agjërim i zotuar.” Ebu Harizi ka thënë: “Na ka treguar Ikrime nga Ibn Abasi se ka thënë: “Një grua i tha Pejgamberit ﷺ: “Nëna ime ka vdekur, ndërkohë i kanë mbetur pesëmbëdhjetë ditë (pa agjëruar).”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Agjërimi",
    "position": 30,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/30/agjerimi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1953",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ الرَّحِيمِ: حَدَّثَنَا مُعَاوِيَةُ بْنُ عَمْرٍو: حَدَّثَنَا زَائِدَةُ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ مُسْلِمٍ الْبَطِينِ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: جَاءَ رَجُلٌ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ أُمِّي مَاتَتْ، وَعَلَيْهَا صَوْمُ شَهْرٍ، أَفَأَقْضِيهِ عَنْهَا؟ قَالَ: \"نَعَمْ - قَالَ - فَدَيْنُ اللَّهِ أَحَقُّ أَنْ يُقْضَى\". قَالَ سُلَيْمَانُ: فَقَالَ الْحَكَمُ وَسَلَمَةُ: وَنَحْنُ جَمِيعًا جُلُوسٌ حِينَ حَدَّثَ مُسْلِمٌ بِهَذَا الْحَدِيثِ - قَالاَ: - سَمِعْنَا مُجَاهِدًا يَذْكُرُ هَذَا عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ. وَيُذْكَرُ عَنْ أَبِي خَالِدٍ: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ، عَنِ الْحَكَمِ، وَمُسْلِمٍ الْبَطِينِ، وَسَلَمَةَ بْنِ كُهَيْلٍ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، وَعَطَاءٍ، وَمُجَاهِدٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: قَالَتِ امْرَأَةٌ لِلنَّبِيِّ ﷺ: إِنَّ أُخْتِي مَاتَتْ. وَقَالَ يَحْيَى وَأَبُو مُعَاوِيَةَ حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ عَنْ مُسْلِمٍ عَنْ سَعِيدٍ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: قَالَتِ امْرَأَةٌ لِلنَّبِيِّ ﷺ: إِنَّ أُمِّي مَاتَتْ. وَقَالَ عُبَيْدُ اللَّهِ عَنْ زَيْدِ بْنِ أَبِي أُنَيْسَةَ عَنِ الْحَكَمِ عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: قَالَتِ امْرَأَةٌ لِلنَّبِيِّ ﷺ: إِنَّ أُمِّي مَاتَتْ وَعَلَيْهَا صَوْمُ نَذْرٍ. وَقَالَ أَبُو حَرِيزٍ: حَدَّثَنَا عِكْرِمَةُ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: قَالَتِ امْرَأَةٌ لِلنَّبِيِّ ﷺ: مَاتَتْ أُمِّي وَعَلَيْهَا صَوْمُ خَمْسَةَ عَشَرَ يَوْمًا.",
    "albanian": "Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka treguar Muavi ibn Amri, e këtij i ka treguar Zaide, e ky nga Ameshi, e ky nga Muslim Batini, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, nëna ime ka vdekur, ndërkohë i ka mbetur muaji pa agjëruar, a ta kompensoj për të (duke agjëruar)?” - “Po, se borxhi ndaj Allahut është më meritor që të kompensohet”, - tha ai. Sulejmani ka thënë: “Hakemi dhe Seleme kanë thënë: “Teksa Muslimi po e tregonte këtë hadith, të gjithë ne ishim të ulur, - ka thënë: - “E kam dëgjuar Muxhahidin duke e përmendur këtë prej Ibn Abasit. Po ashtu, është përmendur se Ibn Halidi ka thënë: “Na ka treguar Ameshi, e ky nga Hakemi, Muslim Batini dhe Seleme ibn Kuhejli, e këta nga Seid ibn Xhubejri, Atai dhe Muxhahidi nga Ibn Abasi se ka thënë: “Një grua i tha Pejgamberit ﷺ: “Motra ime ka vdekur.” Po ashtu, Jahjai dhe Ebu Muavije kanë thënë: “Na ka treguar Ameshi, e ky nga Muslimi, e ky nga Seidi, e ky nga Ibn Abasi se ka thënë: “Një grua i tha Pejgamberit ﷺ: “Nëna ime ka vdekur.” Ubejdullahu transmeton nga Zejd ibn Ebu Unejse, e ky nga Hakemi, e ky nga Seid ibn Xhubejri, e ky nga Ibn Abasi se ka thënë: “Një grua i tha Pejgamberit ﷺ: “Nëna ime ka vdekur, ndërkohë i ka mbetur agjërim i zotuar.” Ebu Harizi ka thënë: “Na ka treguar Ikrime nga Ibn Abasi se ka thënë: “Një grua i tha Pejgamberit ﷺ: “Nëna ime ka vdekur, ndërkohë i kanë mbetur pesëmbëdhjetë ditë (pa agjëruar).”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1953.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1953.json"
  }
}