{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1968",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1968",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1968",
  "text": "Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Xhafer ibn Avniu, e këtij i ka treguar Ebu Umejsi, e ky nga Avni ibn Ebu Xhuhajfe se babai i tij Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ e vëllazëroi Selmanin me Ebu Derdain.” Një ditë Selmani e vizitoi Ebu Derdain, e në atë rast e pa Umu Derdain (gruan e Ebu Derdait) me veshje të punëve (të shtëpisë), andaj i tha: - Çfarë ke kështu? - Vëllai yt, Ebu Derdai, nuk ka nevojë për dynja, - i tha ajo. Kur erdhi Ebu Derdai, ia përgatiti ushqimin dhe i tha Selmanit: - Ha, se unë jam agjërueshëm. - Unë nuk ha pa ngrënë edhe ti, - ia ktheu Selmani. Kështu, hëngri edhe ai. Kur u bë nata, Ebu Derdai donte të ngrihej për t'u falur, por Selmani i tha: “Fli!” Ai fjeti. Më vonë sërish donte të ngrihej, por, përsëri ai i tha: “Fli!” E, kur u bë pjesa e fundit e natës, Selmani i tha: “Zgjohu tani!” - dhe u falën të dy.” Atëherë Selmani i tha: “Ndaj Zotit tënd ke hak (detyrim), ndaj vetes sate ke hak, ndaj familjes sate ke hak, andaj çdokujt jepja hakun e vet.” Ebu Derdai shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tregoi për këtë, e në atë rast Pejgamberi ﷺ i tha: “Selmani e ka thënë të vërtetën.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Agjërimi",
    "position": 30,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/30/agjerimi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1968",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Xhuhajfe Suvaiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا جَعْفَرُ بْنُ عَوْنٍ: حَدَّثَنَا أَبُو الْعُمَيْسِ، عَنْ عَوْنِ بْنِ أَبِي جُحَيْفَةَ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: آخَى النَّبِيُّ ﷺ بَيْنَ سَلْمَانَ، وَأَبِي الدَّرْدَاءِ، فَزَارَ سَلْمَانُ أَبَا الدَّرْدَاءِ، فَرَأَى أُمَّ الدَّرْدَاءِ مُتَبَذِّلَةً. فَقَالَ لَهَا: مَا شَأْنُكِ؟ قَالَتْ: أَخُوكَ أَبُو الدَّرْدَاءِ لَيْسَ لَهُ حَاجَةٌ فِي الدُّنْيَا. فَجَاءَ أَبُو الدَّرْدَاءِ، فَصَنَعَ لَهُ طَعَامًا. فَقَالَ لَهُ: كُلْ. قَالَ: فَإِنِّي صَائِمٌ. قَالَ: مَا أَنَا بِآكِلٍ حَتَّى تَأْكُلَ. قَالَ: فَأَكَلَ. فَلَمَّا كَانَ اللَّيْلُ ذَهَبَ أَبُو الدَّرْدَاءِ يَقُومُ. قَالَ: نَمْ. فَنَامَ، ثُمَّ ذَهَبَ يَقُومُ. فَقَالَ: نَمْ. فَلَمَّا كَانَ مِنْ آخِرِ اللَّيْلِ قَالَ سَلْمَانُ: قُمِ الآنَ. فَصَلَّيَا. فَقَالَ لَهُ سَلْمَانُ: إِنَّ لِرَبِّكَ عَلَيْكَ حَقًّا، وَلِنَفْسِكَ عَلَيْكَ حَقًّا، وَلأَهْلِكَ عَلَيْكَ حَقًّا، فَأَعْطِ كُلَّ ذِي حَقٍّ حَقَّهُ. فَأَتَى النَّبِيَّ ﷺ فَذَكَرَ ذَلِكَ لَهُ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"صَدَقَ سَلْمَانُ\".",
    "albanian": "Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Xhafer ibn Avniu, e këtij i ka treguar Ebu Umejsi, e ky nga Avni ibn Ebu Xhuhajfe se babai i tij Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ e vëllazëroi Selmanin me Ebu Derdain.” Një ditë Selmani e vizitoi Ebu Derdain, e në atë rast e pa Umu Derdain (gruan e Ebu Derdait) me veshje të punëve (të shtëpisë), andaj i tha: - Çfarë ke kështu? - Vëllai yt, Ebu Derdai, nuk ka nevojë për dynja, - i tha ajo. Kur erdhi Ebu Derdai, ia përgatiti ushqimin dhe i tha Selmanit: - Ha, se unë jam agjërueshëm. - Unë nuk ha pa ngrënë edhe ti, - ia ktheu Selmani. Kështu, hëngri edhe ai. Kur u bë nata, Ebu Derdai donte të ngrihej për t'u falur, por Selmani i tha: “Fli!” Ai fjeti. Më vonë sërish donte të ngrihej, por, përsëri ai i tha: “Fli!” E, kur u bë pjesa e fundit e natës, Selmani i tha: “Zgjohu tani!” - dhe u falën të dy.” Atëherë Selmani i tha: “Ndaj Zotit tënd ke hak (detyrim), ndaj vetes sate ke hak, ndaj familjes sate ke hak, andaj çdokujt jepja hakun e vet.” Ebu Derdai shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tregoi për këtë, e në atë rast Pejgamberi ﷺ i tha: “Selmani e ka thënë të vërtetën.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1968.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1968.json"
  }
}