Sahihu i Buhariut — Hadithi 1976

Agjërimi · Transmetuesi: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi dhe Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ u informua se unë kam thënë: “Betohem në Allahun se sa të jem gjallë do të agjëroj ditën dhe do të falem natën.” Kur më pyeti, i thashë: “Po, kam thënë, o i Dërguari i Allahut, kurban t'u bëfsha me babë e nënë!” - “Nuk mund të vazhdosh kështu, por (herë) agjëro e (herë) ha dhe falu e fli. Agjëro tri ditë për çdo muaj, sepse e mira shpërblehet sa dhjetëfishi i saj, e kështu llogaritet sikurse agjërimi i tërë vitit”, - më tha. - Unë mundem më shumë se kaq, - i thashë. - “Një ditë agjëro e dy ditë ha.” - Unë mundem më shumë se kaq. - “Një ditë agjëro, një ditë ha. Ky është agjërimi i Davudit ﷺ dhe është agjërimi më i vlefshëm.” - Unë mundem më shumë se kaq. - “Nuk ka më mirë se kaq”, - tha Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي سَعِيدُ بْنُ الْمُسَيَّبِ، وَأَبُو سَلَمَةَ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عَمْرٍو قَالَ: أُخْبِرَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنِّي أَقُولُ: وَاللَّهِ لأَصُومَنَّ النَّهَارَ، وَلأَقُومَنَّ اللَّيْلَ، مَا عِشْتُ. فَقُلْتُ لَهُ: قَدْ قُلْتُهُ بِأَبِي أَنْتَ وَأُمِّي. قَالَ: "فَإِنَّكَ لاَ تَسْتَطِيعُ ذَلِكَ، فَصُمْ وَأَفْطِرْ، وَقُمْ وَنَمْ، وَصُمْ مِنَ الشَّهْرِ ثَلاَثَةَ أَيَّامٍ، فَإِنَّ الْحَسَنَةَ بِعَشْرِ أَمْثَالِهَا، وَذَلِكَ مِثْلُ صِيَامِ الدَّهْرِ". قُلْتُ: إِنِّي أُطِيقُ أَفْضَلَ مِنْ ذَلِكَ. قَالَ: "فَصُمْ يَوْمًا وَأَفْطِرْ يَوْمَيْنِ". قُلْتُ: إِنِّي أُطِيقُ أَفْضَلَ مِنْ ذَلِكَ. قَالَ: "فَصُمْ يَوْمًا وَأَفْطِرْ يَوْمًا، فَذَلِكَ صِيَامُ دَاوُدَ - عَلَيْهِ السَّلاَمُ - وَهُوَ أَفْضَلُ الصِّيَامِ". فَقُلْتُ: إِنِّي أُطِيقُ أَفْضَلَ مِنْ ذَلِكَ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "لاَ أَفْضَلَ مِنْ ذَلِكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1976