Sahihu i Buhariut — Hadithi 1982

Agjërimi · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Më ka treguar Halid ibn Harithi, e këtij i ka treguar Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ shkoi tek Umu Sulejmi, e cila i ofroi ca hurma e gjalpë, por ai ﷺ tha: “Kthejeni gjalpin në qyp e hurmat në enë, sepse jam agjërueshëm.” Pastaj shkoi në një skaj të shtëpisë dhe fali namaz vullnetar. U lut për Umu Sulejmin dhe familjen e saj.” Umu Sulejmi tha: “O i Dërguari i Allahut, kam një kërkesë të veçantë.” - “Çfarë kërkese?” - pyeti ai. - Lutu për Enesin, shërbëtorin tënd, - i tha ajo. Enesi tregon: Nuk la të mirë të ahiretit e as të dynjasë për të cilën nuk u lut për mua, duke thënë: “O Allah, furnizoje me pasuri e me fëmijë dhe bekoje atë!” Prandaj, unë jam më i pasuri në mesin e ensarëve. Vajza ime, Umejna, më ka treguar se, kur ka hyrë Haxhaxhi në Basra, nga pasardhësit e mi (kanë vdekur dhe) janë varrosur më shumë se njëqind e njëzet veta. Ibn Ebu Merjemi na ka treguar: “Na ka rrëfyer Jahjai, e këtij i ky rrëfyer Humejdi, e ky e ka dëgjuar Enesin nga Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى قَالَ: حَدَّثَنِي خَالِدٌ - هُوَ ابْنُ الْحَارِثِ -: حَدَّثَنَا حُمَيْدٌ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه -: دَخَلَ النَّبِيُّ ﷺ عَلَى أُمِّ سُلَيْمٍ، فَأَتَتْهُ بِتَمْرٍ وَسَمْنٍ قَالَ: "أَعِيدُوا سَمْنَكُمْ فِي سِقَائِهِ، وَتَمْرَكُمْ فِي وِعَائِهِ، فَإِنِّي صَائِمٌ". ثُمَّ قَامَ إِلَى نَاحِيَةٍ مِنَ الْبَيْتِ، فَصَلَّى غَيْرَ الْمَكْتُوبَةِ، فَدَعَا لأُمِّ سُلَيْمٍ، وَأَهْلِ بَيْتِهَا، فَقَالَتْ أُمُّ سُلَيْمٍ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ لِي خُوَيْصَةً. قَالَ: "مَا هِيَ؟" قَالَتْ: خَادِمُكَ أَنَسٌ. فَمَا تَرَكَ خَيْرَ آخِرَةٍ وَلاَ دُنْيَا إِلاَّ دَعَا لِي بِهِ قَالَ: "اللَّهُمَّ ارْزُقْهُ مَالاً وَوَلَدًا وَبَارِكْ لَهُ". فَإِنِّي لَمِنْ أَكْثَرِ الأَنْصَارِ مَالاً. وَحَدَّثَتْنِي ابْنَتِي أُمَيْنَةُ أَنَّهُ دُفِنَ لِصُلْبِي مَقْدَمَ حَجَّاجٍ الْبَصْرَةَ بِضْعٌ وَعِشْرُونَ وَمِائَةٌ. حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي مَرْيَمَ: أَخْبَرَنَا يَحْيَى قَالَ: حَدَّثَنِي حُمَيْدٌ، سَمِعَ أَنَسًا - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1982