Sahihu i Buhariut — Hadithi 1994

Agjërimi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Muadhi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Avniu se Zijad ibn Xhubejri tregon: “Një njeri erdhi tek Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe e pyeti: “Një person është zotuar se do të agjërojë një ditë, - kujtoj se ka thënë ditën e hënë, - gjë e cila ka rastisur të jetë ditë Bajrami. - Allahu ka urdhëruar që të mbahet zotimi, kurse Pejgamberi ﷺ ka ndaluar që të agjërohet kjo ditë, - iu përgjigj ai.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى: حَدَّثَنَا مُعَاذٌ: أَخْبَرَنَا ابْنُ عَوْنٍ، عَنْ زِيَادِ بْنِ جُبَيْرٍ قَالَ: جَاءَ رَجُلٌ إِلَى ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - فَقَالَ رَجُلٌ: نَذَرَ أَنْ يَصُومَ يَوْمًا قَالَ: أَظُنُّهُ قَالَ: الاِثْنَيْنِ، فَوَافَقَ يَوْمَ عِيدٍ. فَقَالَ ابْنُ عُمَرَ: أَمَرَ اللَّهُ بِوَفَاءِ النَّذْرِ، وَنَهَى النَّبِيُّ ﷺ عَنْ صَوْمِ هَذَا الْيَوْمِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1994