Sahihu i Buhariut — Hadithi 2006

Agjërimi · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ubejdullah ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Jezidi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Nuk kam parë që Pejgamberi ﷺ të jetë kujdesur për agjërimin e ndonjë dite, të cilën e ka veçuar nga të tjerat, përveç kësaj dite, pra, ditës së Ashures, dhe këtij muaji, pra, muajit Ramazan.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ مُوسَى، عَنِ ابْنِ عُيَيْنَةَ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي يَزِيدَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: مَا رَأَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَتَحَرَّى صِيَامَ يَوْمٍ فَضَّلَهُ عَلَى غَيْرِهِ، إِلاَّ هَذَا الْيَوْمَ يَوْمَ عَاشُورَاءَ وَهَذَا الشَّهْرَ‏.‏ يَعْنِي: شَهْرَ رَمَضَانَ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2006