Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një mesnatë i Dërguari i Allahut ﷺ doli për t'u falur në xhami, e me të u falën edhe disa burra. Në mëngjes njerëzit filluan të flasin rreth kësaj. Kështu (natën tjetër), u tubuan më shumë njerëz, të cilët u falën sërish me të. Prapë, në mëngjes, filluan të flasin rreth kësaj. Natën e tretë u shtua edhe më shumë numri i xhematit. I Dërguari i Allahut doli dhe u fal, e pas tij edhe të tjerët. Natën e katërt aq shumë u tubuan, saqë nuk i zinte xhamia. Pejgamberi ﷺ doli për namazin e sabahut dhe, pasi u fal, u kthye nga njerëzit, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun dhe tha: “E, më pas; jo që nuk ju kam parë, mirëpo jam frikësuar se po ju obligohet (namazi i natës) , e nuk do ta përballonit.” I Dërguari i Allahut ﷺ vdiq, e praktika vazhdoi (secili falej vetëm).”
حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ: أَنَّ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - أَخْبَرَتْهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ خَرَجَ لَيْلَةً مِنْ جَوْفِ اللَّيْلِ، فَصَلَّى فِي الْمَسْجِدِ، وَصَلَّى رِجَالٌ بِصَلاَتِهِ، فَأَصْبَحَ النَّاسُ فَتَحَدَّثُوا، فَاجْتَمَعَ أَكْثَرُ مِنْهُمْ، فَصَلَّوْا مَعَهُ، فَأَصْبَحَ النَّاسُ فَتَحَدَّثُوا، فَكَثُرَ أَهْلُ الْمَسْجِدِ مِنَ اللَّيْلَةِ الثَّالِثَةِ، فَخَرَجَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَصَلَّى، فَصَلَّوْا بِصَلاَتِهِ، فَلَمَّا كَانَتِ اللَّيْلَةُ الرَّابِعَةُ عَجَزَ الْمَسْجِدُ عَنْ أَهْلِهِ، حَتَّى خَرَجَ لِصَلاَةِ الصُّبْحِ، فَلَمَّا قَضَى الْفَجْرَ أَقْبَلَ عَلَى النَّاسِ، فَتَشَهَّدَ ثُمَّ قَالَ: "أَمَّا بَعْدُ، فَإِنَّهُ لَمْ يَخْفَ عَلَىَّ مَكَانُكُمْ، وَلَكِنِّي خَشِيتُ أَنْ تُفْتَرَضَ عَلَيْكُمْ فَتَعْجِزُوا عَنْهَا". فَتُوُفِّيَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَالأَمْرُ عَلَى ذَلِكَ.