Sahihu i Buhariut — Hadithi 2013

Namazi i taravisë · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Seid Makburi se Ebu Seleme ibn Abdurrahmani tregon: “E pyeta Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rreth namazit të të Dërguarit të Allahut ﷺ në Ramazan, e në atë rast më tha: “Ai nuk shtonte më shumë se njëmbëdhjetë rekate, as në Ramazan, as jashtë tij. I falte katër, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre, pastaj i falte edhe katër, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre, e më pas i falte tri. Njëherë e pyeta: - O i Dërguari i Allahut, a po fle para vitrit? - “Oj Aishe, sytë më flenë, por jo zemra”, - u përgjigj ai.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنْ سَعِيدٍ الْمَقْبُرِيِّ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ أَنَّهُ سَأَلَ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: كَيْفَ كَانَتْ صَلاَةُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي رَمَضَانَ؟ فَقَالَتْ: مَا كَانَ يَزِيدُ فِي رَمَضَانَ، وَلاَ فِي غَيْرِهَا عَلَى إِحْدَى عَشْرَةَ رَكْعَةً، يُصَلِّي أَرْبَعًا فَلاَ تَسَلْ عَنْ حُسْنِهِنَّ وَطُولِهِنَّ، ثُمَّ يُصَلِّي أَرْبَعًا فَلاَ تَسَلْ عَنْ حُسْنِهِنَّ وَطُولِهِنَّ، ثُمَّ يُصَلِّي ثَلاَثًا. فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَتَنَامُ قَبْلَ أَنْ تُوتِرَ؟ قَالَ: "يَا عَائِشَةُ إِنَّ عَيْنَىَّ تَنَامَانِ وَلاَ يَنَامُ قَلْبِي".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2013