Sahihu i Buhariut — Hadithi 2016

Vlera e Natës së Kadrit · Transmetuesi: Ebu Seid Hudriu

Shqip

Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahjai se Ebu Seleme ka thënë: “E kam pyetur Ebu Seidin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), të cilin e kisha shok, e ai më tha: “Hymë në itikaf me Pejgamberin ﷺ në dhjetëshen e mesme të Ramazanit. Ai doli në mëngjesin e njëzetëshes, na ligjëroi dhe tha: “Më është shfaqur Nata e Kadrit në ëndërr , por pastaj më është harruar, - ose ka thënë: e kam harruar, - andaj kërkojeni atë në netët tek të dhjetëshit të fundit. Në ëndërr pashë tek bëja sexhde mbi ujë dhe baltë, andaj, ai që ka hyrë në itikaf me të Dërguarin e Allahut ﷺ, le të kthehet (ta vazhdojë itikafin në dhjetëshen e fundit) .” Ne u kthyem e në qiell nuk shihnim asnjë re, më pas u shfaq një re dhe filloi të binte shi, saqë çatia e xhamisë, e cila ishte e ndërtuar prej degë hurmash, filloi të pikonte. U thirr ikameti për namaz dhe e pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke rënë në sexhde mbi ujë dhe baltë, saqë ia pashë shenjat e baltës në ballë.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُعَاذُ بْنُ فَضَالَةَ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ، عَنْ يَحْيَى، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ قَالَ: سَأَلْتُ أَبَا سَعِيدٍ وَكَانَ لِي صَدِيقًا فَقَالَ: اعْتَكَفْنَا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ الْعَشْرَ الأَوْسَطَ مِنْ رَمَضَانَ، فَخَرَجَ صَبِيحَةَ عِشْرِينَ، فَخَطَبَنَا وَقَالَ: "إِنِّي أُرِيتُ لَيْلَةَ الْقَدْرِ، ثُمَّ أُنْسِيتُهَا أَوْ نُسِّيتُهَا، فَالْتَمِسُوهَا فِي الْعَشْرِ الأَوَاخِرِ فِي الْوَتْرِ، وَإِنِّي رَأَيْتُ أَنِّي أَسْجُدُ فِي مَاءٍ وَطِينٍ، فَمَنْ كَانَ اعْتَكَفَ مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَلْيَرْجِعْ". فَرَجَعْنَا وَمَا نَرَى فِي السَّمَاءِ قَزَعَةً، فَجَاءَتْ سَحَابَةٌ فَمَطَرَتْ حَتَّى سَالَ سَقْفُ الْمَسْجِدِ وَكَانَ مِنْ جَرِيدِ النَّخْلِ، وَأُقِيمَتِ الصَّلاَةُ، فَرَأَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَسْجُدُ فِي الْمَاءِ وَالطِّينِ، حَتَّى رَأَيْتُ أَثَرَ الطِّينِ فِي جَبْهَتِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2016