Sahihu i Buhariut — Hadithi 202

Abdesi · Transmetuesi: Sad ibn Ebu Vekasi

Shqip

Asbag ibn Feraxh Misriu na ka treguar nga Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Amri, e këtij i ka treguar Ebu Nadri, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani, e ky nga Abdullah ibn Omeri se Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ u kishte dhënë mes'h mesteve. Andaj, Abdullah ibn Omeri (për ta verifikuar) e pyeti Omerin rreth kësaj, kurse ai iu përgjigj: “Po.” Dhe, nëse Sadi të transmeton ndonjë gjë prej Pejgamberit ﷺ, mos shko të pyesësh askënd tjetër.” Musa ibn Ukbe ka thënë: “Më ka rrëfyer Ebu Nadri, e këtij i ky rrëfyer Ebu Seleme, e këtij i ka treguar Sadi se Omeri i ka thënë Abdullahut; ngjashëm.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَصْبَغُ بْنُ الْفَرَجِ الْمِصْرِيُّ، عَنِ ابْنِ وَهْبٍ قَالَ: حَدَّثَنِي عَمْرٌو قَالَ: حَدَّثَنِي أَبُو النَّضْرِ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ، عَنْ سَعْدِ بْنِ أَبِي وَقَّاصٍ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ أَنَّهُ مَسَحَ عَلَى الْخُفَّيْنِ. وَأَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ سَأَلَ عُمَرَ عَنْ ذَلِكَ فَقَالَ: نَعَمْ إِذَا حَدَّثَكَ شَيْئًا سَعْدٌ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ فَلاَ تَسْأَلْ عَنْهُ غَيْرَهُ. وَقَالَ مُوسَى بْنُ عُقْبَةَ: أَخْبَرَنِي أَبُو النَّضْرِ أَنَّ أَبَا سَلَمَةَ أَخْبَرَهُ أَنَّ سَعْدًا حَدَّثَهُ فَقَالَ عُمَرُ لِعَبْدِ اللَّهِ. نَحْوَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/202