Sahihu i Buhariut — Hadithi 2022

Vlera e Natës së Kadrit · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Abdullah ibn Ebu Esvedi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Asimi, e ky nga Ebu Mixhlezi dhe Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ajo është në dhjetëshen e fundit. Ajo është në nëntë net të kaluara (nga dhjetëshi i fundit) ose në shtatë net të mbetura (nga dhjetëshi i fundit) .” Pra, aludonte në Natën e Kadrit. Abdulvehabi transmeton nga Ejubi, e ky nga Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi ka thënë: “Kërkojeni atë në natën e njëzetekatërt.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ أَبِي الأَسْوَدِ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَاحِدِ: حَدَّثَنَا عَاصِمٌ، عَنْ أَبِي مِجْلَزٍ، وَعِكْرِمَةَ قَالَا: قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما -: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "هِيَ فِي الْعَشْرِ، هِيَ فِي تِسْعٍ يَمْضِينَ أَوْ فِي سَبْعٍ يَبْقَيْنَ". يَعْنِي لَيْلَةَ الْقَدْرِ. قَالَ عَبْدُ الْوَهَّابِ عَنْ أَيُّوبَ. وَعَنْ خَالِدٍ عَنْ عِكْرِمَةَ ​​​​​​​ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: "الْتَمِسُوا فِي أَرْبَعٍ وَعِشْرِينَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2022