Sahihu i Buhariut — Hadithi 2023

Vlera e Natës së Kadrit · Transmetuesi: Ubade ibn Samiti

Shqip

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Harithi, e këtij i ka treguar Humejdi, e këtij i ka treguar Enesi se Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ doli të na lajmëronte për Natën e Kadrit, por papritmas dy muslimanë zunë të fjaloseshin, e në atë rast tha: “Dola t'ju lajmëroja për Natën e Kadrit, por, ngaqë po fjaloseshin filani dhe filani, m'u tërhoq dituria për të. Shpresoj që kjo të jetë më e dobishme për ju. Andaj, kërkojeni në natën e nëntë, të shtatë dhe të pestë (të dhjetëshes së fundit) .”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى: حَدَّثَنَا خَالِدُ بْنُ الْحَارِثِ: حَدَّثَنَا حُمَيْدٌ: حَدَّثَنَا أَنَسٌ، عَنْ عُبَادَةَ بْنِ الصَّامِتِ قَالَ: خَرَجَ النَّبِيُّ ﷺ لِيُخْبِرَنَا بِلَيْلَةِ الْقَدْرِ، فَتَلاَحَى رَجُلاَنِ مِنَ الْمُسْلِمِينَ، فَقَالَ: "خَرَجْتُ لأُخْبِرَكُمْ بِلَيْلَةِ الْقَدْرِ، فَتَلاَحَى فُلاَنٌ وَفُلاَنٌ، فَرُفِعَتْ، وَعَسَى أَنْ يَكُونَ خَيْرًا لَكُمْ، فَالْتَمِسُوهَا فِي التَّاسِعَةِ وَالسَّابِعَةِ وَالْخَامِسَةِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2023