{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2035",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2035",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2035",
  "text": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu se Ali ibn Husejni transmeton se Safija (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, i ka rrëfyer se shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ që ta vizitonte në itikaf në xhami, në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Aty biseduan për një kohë, pastaj ajo u ngrit për të shkuar, e edhe Pejgamberi ﷺ u ngrit bashkë me të për ta përcjellë. Kur arritën te dera e xhamisë, që gjendej në afërsi të derës së Umu Selemes, kaluan dy burra ensarë, të cilët i dhanë selam të Dërguarit të Allahut ﷺ (dhe u larguan me nxitim). Pejgamberi ﷺ u tha: “Mos u ngutni, kjo është Safije bint Hujeji.” Ata i thanë: “Subhanallah, o i Dërguari i Allahut!” - duke u ardhur rëndë. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Shejtani qarkullon te njeriu siç qarkullon gjaku, andaj u frikësova mos po fut diç (mendim të keq) në zemrat tuaja.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Itikafi",
    "position": 33,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/33/itikafi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2035",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Safije bint Hujeji"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَلِيُّ بْنُ الْحُسَيْنِ - رضى الله عنهما -: أَنَّ صَفِيَّةَ، زَوْجَ النَّبِيِّ ﷺ أَخْبَرَتْهُ أَنَّهَا جَاءَتْ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ تَزُورُهُ فِي اعْتِكَافِهِ فِي الْمَسْجِدِ، فِي الْعَشْرِ الأَوَاخِرِ مِنْ رَمَضَانَ، فَتَحَدَّثَتْ عِنْدَهُ سَاعَةً، ثُمَّ قَامَتْ تَنْقَلِبُ، فَقَامَ النَّبِيُّ ﷺ مَعَهَا يَقْلِبُهَا، حَتَّى إِذَا بَلَغَتْ بَابَ الْمَسْجِدِ عِنْدَ بَابِ أُمِّ سَلَمَةَ مَرَّ رَجُلاَنِ مِنَ الأَنْصَارِ، فَسَلَّمَا عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ لَهُمَا النَّبِيُّ ﷺ: \"عَلَى رِسْلِكُمَا إِنَّمَا هِيَ صَفِيَّةُ بِنْتُ حُيَىٍّ\". فَقَالاَ: سُبْحَانَ اللَّهِ يَا رَسُولَ اللَّهِ! وَكَبُرَ عَلَيْهِمَا. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"إِنَّ الشَّيْطَانَ يَبْلُغُ مِنَ الإِنْسَانِ مَبْلَغَ الدَّمِ، وَإِنِّي خَشِيتُ أَنْ يَقْذِفَ فِي قُلُوبِكُمَا شَيْئًا\".",
    "albanian": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu se Ali ibn Husejni transmeton se Safija (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, i ka rrëfyer se shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ që ta vizitonte në itikaf në xhami, në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Aty biseduan për një kohë, pastaj ajo u ngrit për të shkuar, e edhe Pejgamberi ﷺ u ngrit bashkë me të për ta përcjellë. Kur arritën te dera e xhamisë, që gjendej në afërsi të derës së Umu Selemes, kaluan dy burra ensarë, të cilët i dhanë selam të Dërguarit të Allahut ﷺ (dhe u larguan me nxitim). Pejgamberi ﷺ u tha: “Mos u ngutni, kjo është Safije bint Hujeji.” Ata i thanë: “Subhanallah, o i Dërguari i Allahut!” - duke u ardhur rëndë. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Shejtani qarkullon te njeriu siç qarkullon gjaku, andaj u frikësova mos po fut diç (mendim të keq) në zemrat tuaja.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2035.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2035.json"
  }
}