Sahihu i Buhariut — Hadithi 2040

Itikafi · Transmetuesi: Ebu Seid Hudriu

Shqip

Abdurrahmani na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e ky nga Sulejman Ahveli, daja i Ibn Nexhihut, e ky nga Ebu Seleme, e ky nga Ebu Seidi. [t]: Sufjani na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Amri, e ky nga Ebu Seleme, e ky nga Ebu Seidi, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Lebidi, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Njëherë hymë në itikaf me të Dërguarin e Allahut ﷺ në dhjetëditëshin e mesit. Kur u bë mëngjesi i ditës së njëzetë, i bartëm plaçkat tona (nga xhamia). I Dërguari i Allahut ﷺ erdhi dhe na tha: “Ai që ka hyrë në itikaf, le të kthehet sërish në itikaf, sepse më është shfaqur në ëndërr kjo natë (Nata e Kadrit) dhe kam parë se bëja sexhde mbi ujë dhe baltë.” Kur u kthye në itikaf, qielli u trazua dhe ra shi. Betohem në Atë, i Cili e ka dërguar me të vërtetën, se qielli u trazua në fund të asaj dite, ndërsa xhamia ishte e mbuluar me degë palme. Unë i shihja gjurmët e ujit dhe baltës, mbi hundë dhe në majë të hundës së tij.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّحْمَنِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنِ ابْنِ جُرَيْجٍ، عَنْ سُلَيْمَانَ الأَحْوَلِ، خَالِ ابْنِ أَبِي نَجِيحٍ عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ؛ [ح:] وَقَالَ سُفْيَانُ: وَحَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَمْرٍو، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ قَالَ: وَأَظُنُّ أَنَّ ابْنَ أَبِي لَبِيدٍ: حَدَّثَنَا عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ - رضى الله عنه - قَالَ: اعْتَكَفْنَا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ الْعَشْرَ الأَوْسَطَ، فَلَمَّا كَانَ صَبِيحَةَ عِشْرِينَ نَقَلْنَا مَتَاعَنَا فَأَتَانَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "مَنْ كَانَ اعْتَكَفَ فَلْيَرْجِعْ إِلَى مُعْتَكَفِهِ فَإِنِّي رَأَيْتُ هَذِهِ اللَّيْلَةَ، وَرَأَيْتُنِي أَسْجُدُ فِي مَاءٍ وَطِينٍ". فَلَمَّا رَجَعَ إِلَى مُعْتَكَفِهِ، وَهَاجَتِ السَّمَاءُ، فَمُطِرْنَا فَوَالَّذِي بَعَثَهُ بِالْحَقِّ لَقَدْ هَاجَتِ السَّمَاءُ مِنْ آخِرِ ذَلِكَ الْيَوْمِ، وَكَانَ الْمَسْجِدُ عَرِيشًا، فَلَقَدْ رَأَيْتُ عَلَى أَنْفِهِ وَأَرْنَبَتِهِ أَثَرَ الْمَاءِ وَالطِّينِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2040