Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Fudajl ibn Gazvani, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ hynte në itikaf në çdo Ramazan dhe, pasi e falte sabahun, hynte në tendën ku bënte itikaf.” Amra tregon: “Aishja i kërkoi leje që edhe ajo të hynte në itikaf. Pasi e lejoi, ajo ngriti një tendë. Kur dëgjoi Hafsa, edhe ajo ngriti një tendë. Kështu veproi edhe Zejnebja. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e fali sabahun, i pa katër tenda, andaj pyeti: “Ç'janë këto?!” Pasi i treguan, Pejgamberi ﷺ tha: “Çfarë i shtyu ta veprojnë këtë? Mirësia?! Largojini tendat, të mos i shoh më.” Kështu, tendat u hoqën, e ai në atë Ramazan nuk bëri itikaf, por bëri itikaf në dhjetëditëshin e fundit të shevalit.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدٌ: أَخْبَرَنَا مُحَمَّدُ بْنُ فُضَيْلِ بْنِ غَزْوَانَ، عَنْ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ، عَنْ عَمْرَةَ بِنْتِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَعْتَكِفُ فِي كُلِّ رَمَضَانَ، وَإِذَا صَلَّى الْغَدَاةَ دَخَلَ مَكَانَهُ الَّذِي اعْتَكَفَ فِيهِ. قَالَ: - فَاسْتَأْذَنَتْهُ عَائِشَةُ أَنْ تَعْتَكِفَ فَأَذِنَ لَهَا فَضَرَبَتْ فِيهِ قُبَّةً، فَسَمِعَتْ بِهَا حَفْصَةُ، فَضَرَبَتْ قُبَّةً، وَسَمِعَتْ زَيْنَبُ بِهَا، فَضَرَبَتْ قُبَّةً أُخْرَى، فَلَمَّا انْصَرَفَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مِنَ الْغَدِ أَبْصَرَ أَرْبَعَ قِبَابٍ، فَقَالَ: "مَا هَذَا؟" فَأُخْبِرَ خَبَرَهُنَّ، فَقَالَ: "مَا حَمَلَهُنَّ عَلَى هَذَا؟ آلْبِرُّ؟ انْزِعُوهَا فَلاَ أَرَاهَا". فَنُزِعَتْ، فَلَمْ يَعْتَكِفْ فِي رَمَضَانَ حَتَّى اعْتَكَفَ فِي آخِرِ الْعَشْرِ مِنْ شَوَّالٍ.