Sahihu i Buhariut — Hadithi 2042

Itikafi · Transmetuesi: Omer ibn Hatabi

Shqip

Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: E ky nga vëllai tij, e ky nga Sulejmani, e ky nga Ubejdullah ibn Omeri, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri tregon se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tha: “O i Dërguari i Allahut, në kohën e injorancës jam zotuar se do të bëj itikaf një natë në Xhaminë e Shenjt ë (Qaben ë) .” Pejgamberi ﷺ i tha: “E po, përmbushe zotimin tënd.” Kështu, ai hyri një natë në itikaf.

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ، عَنْ أَخِيهِ، عَنْ سُلَيْمَانَ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ، عَنْ نَافِعٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ، عَنْ عُمَرَ بْنِ الْخَطَّابِ - رضى الله عنه - أَنَّهُ قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنِّي نَذَرْتُ فِي الْجَاهِلِيَّةِ أَنْ أَعْتَكِفَ لَيْلَةً فِي الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ. فَقَالَ لَهُ النَّبِيُّ ﷺ: "أَوْفِ نَذْرَكَ". فَاعْتَكَفَ لَيْلَةً.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2042