{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2047",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2047",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2047",
  "text": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka treguar Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi dhe Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Po thoni se Ebu Hurejra e ka tepruar së transmetuari nga i Dërguari i Allahut ﷺ, dhe po thoni: “Ç'është puna e muhaxhirëve dhe ensarëve: që nuk po transmetojnë nga i Dërguari i Allahut ﷺ sikurse Ebu Hurejra?” Vëllezërit e mi muhaxhirë kanë qenë të zënë me tregti, ndërsa unë e shoqëroja të Dërguarin e Allahut ﷺ barkthatë. Isha i pranishëm kur ata mungonin, i mësoja gjërat përmendsh kur ata i harronin. Vëllezërit ensarë kanë qenë të zënë me punët e fushës, ndërkohë unë kam qenë një prej varfanjakëve të sufes, mësoja gjëra të cilat ata i harronin.” Njëherë i Dërguari i Allahut ﷺ pati thënë: “Nëse dikush e shtrin rrobën e vet derisa unë ta përfundoj fjalën, pastaj e mbledh atë sërish, nuk do të harrojë asnjë fjalë timen.” Unë e shtriva këmishën time derisa i Dërguari i Allahut ﷺ e kreu fjalën e tij, pastaj e mlodha sërish në gjoksin tim dhe, prej asaj fjale deri tani, nuk kam harruar kurrë asnjë hadith të të Dërguarit të Allahut ﷺ.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Shitblerja",
    "position": 34,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/34/shitblerja"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2047",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Hurejra"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي سَعِيدُ بْنُ الْمُسَيَّبِ، وَأَبُو سَلَمَةَ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ أَنَّ أَبَا هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: إِنَّكُمْ تَقُولُونَ: إِنَّ أَبَا هُرَيْرَةَ يُكْثِرُ الْحَدِيثَ عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. وَتَقُولُونَ: مَا بَالُ الْمُهَاجِرِينَ وَالأَنْصَارِ لاَ يُحَدِّثُونَ عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ بِمِثْلِ حَدِيثِ أَبِي هُرَيْرَةَ؟ وَإِنَّ إِخْوَتِي مِنَ الْمُهَاجِرِينَ كَانَ يَشْغَلُهُمْ صَفْقٌ بِالأَسْوَاقِ، وَكُنْتُ أَلْزَمُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ عَلَى مِلْءِ بَطْنِي، فَأَشْهَدُ إِذَا غَابُوا وَأَحْفَظُ إِذَا نَسُوا، وَكَانَ يَشْغَلُ إِخْوَتِي مِنَ الأَنْصَارِ عَمَلُ أَمْوَالِهِمْ، وَكُنْتُ امْرَأً مِسْكِينًا مِنْ مَسَاكِينِ الصُّفَّةِ أَعِي حِينَ يَنْسَوْنَ. وَقَدْ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي حَدِيثٍ يُحَدِّثُهُ: \"إِنَّهُ لَنْ يَبْسُطَ أَحَدٌ ثَوْبَهُ حَتَّى أَقْضِيَ مَقَالَتِي هَذِهِ، ثُمَّ يَجْمَعَ إِلَيْهِ ثَوْبَهُ إِلاَّ وَعَى مَا أَقُولُ\". فَبَسَطْتُ نَمِرَةً عَلَىَّ، حَتَّى إِذَا قَضَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مَقَالَتَهُ جَمَعْتُهَا إِلَى صَدْرِي، فَمَا نَسِيتُ مِنْ مَقَالَةِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ تِلْكَ مِنْ شَىْءٍ.",
    "albanian": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka treguar Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi dhe Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Po thoni se Ebu Hurejra e ka tepruar së transmetuari nga i Dërguari i Allahut ﷺ, dhe po thoni: “Ç'është puna e muhaxhirëve dhe ensarëve: që nuk po transmetojnë nga i Dërguari i Allahut ﷺ sikurse Ebu Hurejra?” Vëllezërit e mi muhaxhirë kanë qenë të zënë me tregti, ndërsa unë e shoqëroja të Dërguarin e Allahut ﷺ barkthatë. Isha i pranishëm kur ata mungonin, i mësoja gjërat përmendsh kur ata i harronin. Vëllezërit ensarë kanë qenë të zënë me punët e fushës, ndërkohë unë kam qenë një prej varfanjakëve të sufes, mësoja gjëra të cilat ata i harronin.” Njëherë i Dërguari i Allahut ﷺ pati thënë: “Nëse dikush e shtrin rrobën e vet derisa unë ta përfundoj fjalën, pastaj e mbledh atë sërish, nuk do të harrojë asnjë fjalë timen.” Unë e shtriva këmishën time derisa i Dërguari i Allahut ﷺ e kreu fjalën e tij, pastaj e mlodha sërish në gjoksin tim dhe, prej asaj fjale deri tani, nuk kam harruar kurrë asnjë hadith të të Dërguarit të Allahut ﷺ.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2047.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2047.json"
  }
}