{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2048",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2048",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2048",
  "text": "Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga babai i tij, e ky nga gjyshi i tij se Abdurrahman ibn Aufi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur erdhëm në Medine, i Dërguari i Allahut ﷺ më vëllazëroi me Sad ibn Rabiun.” Sad ibn Rabiu tha: - Unë jam më i pasuri i ensarëve, andaj po ta jap gjysmën e pasurisë, si dhe shiko cila prej grave të mia të pëlqen, unë do ta lëshoj e, pasi të lirohet (nga koha e pritjes), martohu me të. Abdurrahmani i tha: “Nuk kam nevojë për këto, a ka ndonjë treg ku zhvillohet tregtia?” - Tregu Kajnuka, - iu përgjigj Sadi. Abdurrahmani shkoi atje e u kthye me ca djathë e gjalpë dhe vazhdoi së frekuentuari tregun, me t'u kthyer, Abdurrahmanit i vëreheshin gjurmë të verdha të parfumit, andaj i Dërguari i Allahut ﷺ e pyeti: - “Vallë, je martuar?” - Po, - tha Abdurrahmani. - “Me kë?” - Me një ensare. - “Çfarë i dhe për mehër?” - Ar sa bërthama e hurmës - ose ka thënë: sa sasia e një bërthame të hurmës -. - “Bëj një gosti, qoftë dhe me një dele.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Shitblerja",
    "position": 34,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/34/shitblerja"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2048",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdurrahman ibn Aufi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ سَعْدٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ جَدِّهِ قَالَ: قَالَ عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ عَوْفٍ - رضى الله عنه -: لَمَّا قَدِمْنَا الْمَدِينَةَ آخَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بَيْنِي وَبَيْنَ سَعْدِ بْنِ الرَّبِيعِ فَقَالَ سَعْدُ بْنُ الرَّبِيعِ: إِنِّي أَكْثَرُ الأَنْصَارِ مَالاً، فَأَقْسِمُ لَكَ نِصْفَ مَالِي، وَانْظُرْ أَىَّ زَوْجَتَىَّ هَوِيتَ نَزَلْتُ لَكَ عَنْهَا، فَإِذَا حَلَّتْ تَزَوَّجْتَهَا. قَالَ: فَقَالَ عَبْدُ الرَّحْمَنِ: لاَ حَاجَةَ لِي فِي ذَلِكَ، هَلْ مِنْ سُوقٍ فِيهِ تِجَارَةٌ؟ قَالَ: سُوقُ قَيْنُقَاعَ. قَالَ: فَغَدَا إِلَيْهِ عَبْدُ الرَّحْمَنِ، فَأَتَى بِأَقِطٍ وَسَمْنٍ - قَالَ: - ثُمَّ تَابَعَ الْغُدُوَّ، فَمَا لَبِثَ أَنْ جَاءَ عَبْدُ الرَّحْمَنِ عَلَيْهِ أَثَرُ صُفْرَةٍ، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"تَزَوَّجْتَ؟\" قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: \"وَمَنْ؟\" قَالَ: امْرَأَةً مِنَ الأَنْصَارِ. قَالَ: \"كَمْ سُقْتَ؟\" قَالَ: زِنَةَ نَوَاةٍ مِنْ ذَهَبٍ أَوْ نَوَاةً مِنْ ذَهَبٍ. فَقَالَ لَهُ النَّبِيُّ ﷺ: \"أَوْلِمْ وَلَوْ بِشَاةٍ\".",
    "albanian": "Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga babai i tij, e ky nga gjyshi i tij se Abdurrahman ibn Aufi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur erdhëm në Medine, i Dërguari i Allahut ﷺ më vëllazëroi me Sad ibn Rabiun.” Sad ibn Rabiu tha: - Unë jam më i pasuri i ensarëve, andaj po ta jap gjysmën e pasurisë, si dhe shiko cila prej grave të mia të pëlqen, unë do ta lëshoj e, pasi të lirohet (nga koha e pritjes), martohu me të. Abdurrahmani i tha: “Nuk kam nevojë për këto, a ka ndonjë treg ku zhvillohet tregtia?” - Tregu Kajnuka, - iu përgjigj Sadi. Abdurrahmani shkoi atje e u kthye me ca djathë e gjalpë dhe vazhdoi së frekuentuari tregun, me t'u kthyer, Abdurrahmanit i vëreheshin gjurmë të verdha të parfumit, andaj i Dërguari i Allahut ﷺ e pyeti: - “Vallë, je martuar?” - Po, - tha Abdurrahmani. - “Me kë?” - Me një ensare. - “Çfarë i dhe për mehër?” - Ar sa bërthama e hurmës - ose ka thënë: sa sasia e një bërthame të hurmës -. - “Bëj një gosti, qoftë dhe me një dele.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2048.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2048.json"
  }
}