Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Zuhriu, e ky nga Abad ibn Temimi se xhaxhai i tij Abdullah ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dikush iu ankua Pejgamberit ﷺ se çfarë duhet të bëjë personi që dyshon gjatë namazit nëse e ka prishur ose jo abdesin nëse duhet ta ndërpresë namazin. Ai iu përgjigj: “Jo, (të mos largohet) derisa të dëgjojë zë ose të ndiejë erë.” Ibn Ebu Hafsa transmeton nga Zuhriu se ka thënë: “Nuk ka nevojë të përsëritet abdesi (në rast dyshimi), përveç nëse ndien erë ose dëgjon zë.”
حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ عُيَيْنَةَ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عَبَّادِ بْنِ تَمِيمٍ، عَنْ عَمِّهِ قَالَ: شُكِيَ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ الرَّجُلُ يَجِدُ فِي الصَّلاَةِ شَيْئًا، أَيَقْطَعُ الصَّلاَةَ؟ قَالَ: "لاَ، حَتَّى يَسْمَعَ صَوْتًا أَوْ يَجِدَ رِيحًا". وَقَالَ ابْنُ أَبِي حَفْصَةَ عَنِ الزُّهْرِيِّ: لاَ وُضُوءَ إِلاَّ فِيمَا وَجَدْتَ الرِّيحَ أَوْ سَمِعْتَ الصَّوْتَ.