Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Fudajli, e ky nga Husajni, e ky nga Salim ibn Ebu Xhadi se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po e falnim xhumanë me Pejgamberin ﷺ, erdhi një karvan me mallra. Të pranishmit u hutuan dhe shkuan pas karvanit, saqë me Pejgamberin ﷺ mbetën vetëm dymbëdhjetë veta.” Atëherë zbriti ajeti: “ Mirëpo, sa herë që ata shohin ndonjë tregti ose lojë, shkojnë tek ajo e të lënë ty në këmbë ...” (Xhumua, 11)
حَدَّثَنِي مُحَمَّدٌ قَالَ: حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ فُضَيْلٍ، عَنْ حُصَيْنٍ، عَنْ سَالِمِ بْنِ أَبِي الْجَعْدِ، عَنْ جَابِرٍ - رضى الله عنه - قَالَ: أَقْبَلَتْ عِيرٌ، وَنَحْنُ نُصَلِّي مَعَ النَّبِيِّ ﷺ الْجُمُعَةَ، فَانْفَضَّ النَّاسُ إِلاَّ اثْنَىْ عَشَرَ رَجُلاً، فَنَزَلَتْ هَذِهِ الآيَةُ: ﴿وَإِذَا رَأَوْا تِجَارَةً أَوْ لَهْوًا انْفَضُّوا إِلَيْهَا وَتَرَكُوكَ قَائِمًا...﴾ [الجمعة: ١١]