Sahihu i Buhariut — Hadithi 2071

Shitblerja · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Jezidi, e këtij i ka treguar Seidi, e këtij i ka treguar Ebu Esvedi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ punonin me duart e tyre. Rrjedhimisht, ndonjëherë kundërmonin erë të pakëndshme, kështu që u kishte thënë: “Sikur të laheshit!” Këtë e transmeton Hemam ibn Hishami nga babai i tij, e ky nga Aishja.

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدٌ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يَزِيدَ: حَدَّثَنَا سَعِيدٌ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبُو الأَسْوَدِ، عَنْ عُرْوَةَ قَالَ: قَالَتْ عَائِشَةُ - رضى الله عنها -: كَانَ أَصْحَابُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ عُمَّالَ أَنْفُسِهِمْ، وَكَانَ يَكُونُ لَهُمْ أَرْوَاحٌ فَقِيلَ لَهُمْ: "لَوِ اغْتَسَلْتُمْ". رَوَاهُ هَمَّامٌ عَنْ هِشَامٍ عَنْ أَبِيهِ عَنْ عَائِشَةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2071