Sahihu i Buhariut — Hadithi 2082

Shitblerja · Transmetuesi: Hakim ibn Hizami

Shqip

Bedel ibn Muhaberi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja, e ky e ka dëgjuar Ebu Halilin, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Harithi se Hakim ibn Hizami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Të dy shitblerësit janë të lirë ta ndryshojnë kontratën shitblerëse përderisa nuk janë ndarë, - ose ka thënë: derisa të ndahen - . Nëse tregohen të sinqertë dhe i sqarojnë gjërat mes vete, u begatohet tregtia. Por, nëse i fshehin gjërat dhe gënjejnë, zhduket begatia në tregtinë e tyre.”

Arabisht

حَدَّثَنَا بَدَلُ بْنُ الْمُحَبَّرِ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ قَتَادَةَ قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا الْخَلِيلِ، يُحَدِّثُ عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ الْحَارِثِ، عَنْ حَكِيمِ بْنِ حِزَامٍ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "الْبَيِّعَانِ بِالْخِيَارِ مَا لَمْ يَتَفَرَّقَا ـ أَوْ قَالَ: حَتَّى يَتَفَرَّقَا - فَإِنْ صَدَقَا وَبَيَّنَا بُورِكَ لَهُمَا فِي بَيْعِهِمَا، وَإِنْ كَتَمَا وَكَذَبَا مُحِقَتْ بَرَكَةُ بَيْعِهِمَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2082