Sahihu i Buhariut — Hadithi 2088

Shitblerja · Transmetuesi: Abdullah ibn Ebu Eufai

Shqip

Amër ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Avami, e ky nga Ibrahim ibn Abdurrahmani se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë vendosi një produkt në treg dhe filloi të betohej në Allahun se e ka blerë me një çmim të lartë, ndërkohë që nuk është ashtu, në mënyrë që t'ia hidhte ndonjë muslimani. Pastaj zbriti ajeti: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël... ” (Ali Imran, 77)

Arabisht

حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا هُشَيْمٌ: أَخْبَرَنَا الْعَوَّامُ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي أَوْفَى - رضى الله عنه -: أَنَّ رَجُلاً، أَقَامَ سِلْعَةً، وَهُوَ فِي السُّوقِ، فَحَلَفَ بِاللَّهِ لَقَدْ أَعْطَى بِهَا مَا لَمْ يُعْطَ، لِيُوقِعَ فِيهَا رَجُلاً مِنَ الْمُسْلِمِينَ، فَنَزَلَتْ: ﴿ إِنَّ الَّذِينَ يَشْتَرُونَ بِعَهْدِ اللَّهِ وَأَيْمَانِهِمْ ثَمَنًا قَلِيلاً... ﴾ [ آل عمران: ٧٧]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2088