{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2095",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2095",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2095",
  "text": "Halad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Ejmeni, e ky nga babai i tij se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se një grua ensare i tha të Dërguarit të Allahut ﷺ: - O i Dërguari i Allahut, a të të ndërtoj diçka për t'u ulur (gjatë ligjërimit), se kam një shërbëtor që është zdrukthëtar? - “Ndërtoje, nëse do”, - i tha Pejgamberi ﷺ. Kështu, ajo ia ndërtoi minberin. Të premten Pejgamberi ﷺ hipi në minberin e ri, por trungu i hurmës, të cilin Pejgamberi ﷺ deri atëherë e shfrytëzonte për ligjërim, lëshoi një britmë, saqë pothuajse u nda në dysh. Pejgamberi ﷺ zbriti dhe e shtrëngoi fort (sikur e përqafonte), sakaq ai filloi të dëneste siç dënes fëmija kur dikush e qetëson, derisa pushoi. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Qau se i mungonte dhikri që bëhej mbi të.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Shitblerja",
    "position": 34,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/34/shitblerja"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2095",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Xhabir ibn Abdullah Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا خَلاَّدُ بْنُ يَحْيَى: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَاحِدِ بْنُ أَيْمَنَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما -: أَنَّ امْرَأَةً مِنَ الأَنْصَارِ قَالَتْ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَلاَ أَجْعَلُ لَكَ شَيْئًا تَقْعُدُ عَلَيْهِ؟ فَإِنَّ لِي غُلاَمًا نَجَّارًا. قَالَ: \"إِنْ شِئْتِ\". فَعَمِلَتْ لَهُ الْمِنْبَرَ، فَلَمَّا كَانَ يَوْمُ الْجُمُعَةِ قَعَدَ النَّبِيُّ ﷺ عَلَى الْمِنْبَرِ الَّذِي صُنِعَ، فَصَاحَتِ النَّخْلَةُ الَّتِي كَانَ يَخْطُبُ عِنْدَهَا حَتَّى كَادَتْ أَنْ تَنْشَقَّ، فَنَزَلَ النَّبِيُّ ﷺ حَتَّى أَخَذَهَا فَضَمَّهَا إِلَيْهِ، فَجَعَلَتْ تَئِنُّ أَنِينَ الصَّبِيِّ الَّذِي يُسَكَّتُ حَتَّى اسْتَقَرَّتْ. قَالَ: \"بَكَتْ عَلَى مَا كَانَتْ تَسْمَعُ مِنَ الذِّكْرِ\".",
    "albanian": "Halad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Ejmeni, e ky nga babai i tij se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se një grua ensare i tha të Dërguarit të Allahut ﷺ: - O i Dërguari i Allahut, a të të ndërtoj diçka për t'u ulur (gjatë ligjërimit), se kam një shërbëtor që është zdrukthëtar? - “Ndërtoje, nëse do”, - i tha Pejgamberi ﷺ. Kështu, ajo ia ndërtoi minberin. Të premten Pejgamberi ﷺ hipi në minberin e ri, por trungu i hurmës, të cilin Pejgamberi ﷺ deri atëherë e shfrytëzonte për ligjërim, lëshoi një britmë, saqë pothuajse u nda në dysh. Pejgamberi ﷺ zbriti dhe e shtrëngoi fort (sikur e përqafonte), sakaq ai filloi të dëneste siç dënes fëmija kur dikush e qetëson, derisa pushoi. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Qau se i mungonte dhikri që bëhej mbi të.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2095.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2095.json"
  }
}