Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Vehb ibn Kejsani se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rrëfen: “Shkova me Pejgamberin ﷺ në një betejë. Gjatë kthimit, m'u ngadalësua dhe m'u lodh deveja. Pejgamberi ﷺ erdhi dhe më tha: - “O Xhabir!” - Urdhëro, - iu përgjigja. - “Ç'të ka ndodhur?” - M'u ngadalësua dhe m'u lodh deveja, kështu që mbeta mbrapa, - i thashë. Ai zbriti, e goditi me shkopin e vet dhe më tha: - “Hip!” Kur hipa, kishte raste kur mezi e ndalja, që të mos e tejkalonte të Dërguarin e Allahut ﷺ. Ai më pyeti: - “Je martuar?” - Po, - i thashë. - “Me të virgjër apo me të ve?” - Me të ve. - “Pse nuk e ke marrë të re, që ti të dëfrehesh me të dhe ajo të dëfrehet me ty?” - Kam shumë motra të reja, andaj doja të martohesha me një grua që i rregullon, i kreh dhe kujdeset për to. - “Tani je duke u kthyer, andaj, kur të kthehesh, ji i butë dhe mos u ngut. Dëshiron ta shesësh devenë?” - më pyeti Pejgamberi ﷺ. - Po, - i thashë, andaj ma bleu për një okë argjend (dyzet dërhemë). I Dërguari i Allahut ﷺ arriti para meje në Medinë, kurse unë arrita në mëngjes. Shkuam te xhamia, e Pejgamberin ﷺ e hasëm në derë të xhamisë dhe më tha: - “Tani erdhe?” - Po, - i thashë. - “Lëre devenë këtu dhe hyr fali dy rekate.” Hyra për t'u falur dhe, ndërkohë, Pejgamberi ﷺ e urdhëroi Bilalin të më peshojë një okë argjend. Bilali e mati, madje dhe shtoi. Pastaj u largova. Pejgamberi ﷺ tha: “Ma thirrni Xhabirin!” Thashë me vete: “Tani do të ma kthejë devenë.” Nuk kishte diçka më të urryer për mua sesa kjo. Pejgamberi ﷺ më tha: “Merre devenë dhe paratë që t'i dhashë për të.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَهَّابِ: حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ، عَنْ وَهْبِ بْنِ كَيْسَانَ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - قَالَ: كُنْتُ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فِي غَزَاةٍ، فَأَبْطَأَ بِي جَمَلِي وَأَعْيَا، فَأَتَى عَلَىَّ النَّبِيُّ ﷺ فَقَالَ: "جَابِرٌ!" فَقُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ: "مَا شَأْنُكَ؟" قُلْتُ: أَبْطَأَ عَلَىَّ جَمَلِي وَأَعْيَا، فَتَخَلَّفْتُ. فَنَزَلَ يَحْجُنُهُ بِمِحْجَنِهِ. ثُمَّ قَالَ: "ارْكَبْ". فَرَكِبْتُ، فَلَقَدْ رَأَيْتُهُ أَكُفُّهُ عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. قَالَ: "تَزَوَّجْتَ؟" قُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ: "بِكْرًا أَمْ ثَيِّبًا؟" قُلْتُ: بَلْ ثَيِّبًا. قَالَ: "أَفَلاَ جَارِيَةً تُلاَعِبُهَا وَتُلاَعِبُكَ؟" قُلْتُ: إِنَّ لِي أَخَوَاتٍ، فَأَحْبَبْتُ أَنْ أَتَزَوَّجَ امْرَأَةً تَجْمَعُهُنَّ، وَتَمْشُطُهُنَّ، وَتَقُومُ عَلَيْهِنَّ. قَالَ: "أَمَّا إِنَّكَ قَادِمٌ، فَإِذَا قَدِمْتَ فَالْكَيْسَ الْكَيْسَ". ثُمَّ قَالَ: "أَتَبِيعُ جَمَلَكَ؟" قُلْتُ: نَعَمْ. فَاشْتَرَاهُ مِنِّي بِأُوقِيَّةٍ. ثُمَّ قَدِمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ قَبْلِي، وَقَدِمْتُ بِالْغَدَاةِ، فَجِئْنَا إِلَى الْمَسْجِدِ، فَوَجَدْتُهُ عَلَى باب الْمَسْجِدِ. قَالَ: "الآنَ قَدِمْتَ؟" قُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ: "فَدَعْ جَمَلَكَ، فَادْخُلْ فَصَلِّ رَكْعَتَيْنِ". فَدَخَلْتُ فَصَلَّيْتُ، فَأَمَرَ بِلاَلاً أَنْ يَزِنَ لَهُ أُوقِيَّةً. فَوَزَنَ لِي بِلاَلٌ، فَأَرْجَحَ فِي الْمِيزَانِ، فَانْطَلَقْتُ حَتَّى وَلَّيْتُ فَقَالَ: "ادْعُ لِي جَابِرًا!" قُلْتُ: الآنَ يَرُدُّ عَلَىَّ الْجَمَلَ، وَلَمْ يَكُنْ شَىْءٌ أَبْغَضَ إِلَىَّ مِنْهُ. قَالَ: "خُذْ جَمَلَكَ وَلَكَ ثَمَنُهُ".